Momente ng ndeshja Teuta-Skënderbeu

Kontestime për arbitrin dhe gol në minutat e fundit, Teuta me Skënderbeun ‘luftë’ për 1 pikë

2 Mars 2019, 19:18| Përditesimi: 2 Mars 2019, 19:27

  • Share

Një ndeshje spektakolare që I ka patur të gjitha brenda është zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit mes Teutës dhe Skënderbeut. Në pjesën e parë vendasit kaluan në avantazh me një penallti tepër të disktutuar. Gjithsesi polemikat do të shuheshin përkohësisht në fraksionin e dytë të lojës teksa Teuta shënoi golin e dytë me Traore.

6 minuta më pas Skënderbeu gjen forcat dhe shkurton shifrat me Gjergji Muzakën. Kur të gjithë prisnin përfundimin e takimit, Nazmi Gripshi, shtangu ish-skuadrën e tij në duke shënuar golin e barazimit. Moment ky I përjetuar keq nga futbollistët e Teutës të cilët në grup protestojnë te arbitri pasi më herët gjatë kasionit pretenduan për faull në fund.

Gjithsesi ajo që vlen është rezultati 2-2 me skuadrat që janë të detyruara të ndajë pikët.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?