TIRANË-Një operacion në Tiranë ka zbuluar 6 magazina industriale në kryeqytet që merreshin me kontrabandë mashallash tekstile duke shmangur detyrimet tatimore dhe kryer evazion fiskal. Këto magazina kishin krijuar një skemë kontrabande që ushtrohej fizikisht dhe nëpërmjet faqeve online si Instagram dhe Facebook, duke i shkaktuar një dëm të madh shtetit. Shitjet bëheshin në të gjithë Ballkanin.
Gjatë aksionit ‘FAST DELIVERY’ kanë rënë në pranga 6 administratorët dhe menaxherët e këtyre magazinave të bllokuara, ndërsa malli i sekuestruar kapte vlerën e 1 milionë eurove. Në pranga ranë:
Anxhela Daut, 30 vjeçe, administrator i subjektit BIPEX.
Manol Lekaj, 34 vjeç, administrator i subjektit ADEX.
Bruno Sanija, 37 vjeç, administrator i subjektit GED.
Eduard Gjura, 38 vjeç, administrator i subjektit Ideal Express.
Kejvi Sulaj, 25 vjeç, administrator i subjektit Inteks Courrier.
Bledar Çele, 44 vjeç, menaxher i subjektit COEX.
Në magazinat e bllokuara janë sekuestruar pakon e mallrave kontrabandë, pa faturë fiskale. Të arrestuarit në bashkëpunim edhe me individë që nuk kishin regjistruar bizneset, por dhe me subjekte të tjera tregtare kishin krijuar një skemë për tregtimin dhe transportimin e produkteve që futen dhe dalin nga Shqipëria në mënyrë kontrabandë pa iu nënshtruar tarifimit doganor dhe duke shmangur detyrimet tatimore.
Nga kontrolli është konstatuar se shumë prej pakove me destinacion blerësin nuk ishin të pajisura me kupon ose faturë tatimore sipas legjislacionit përkatës. Kjo skemë u mundësonte personave ose subjekteve tregtare që e zhvillonin konkurrencë të pandershme krahasuar me bizneset e rregullta.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
-6 magazina, me një sasi malli të konsiderueshme të dyshuar kontrabandë dhe të papajisura me faturë tatimore;
-300 lloje të ndryshme produktesh industriale (si: veshje, parfume, medikamente mjekësore, vegla dhe materiale ndërtimi të cilat kapin një vlerë të konsiderueshme, afërsisht 1 milion euro)
-shuma monetare të cilat ishin përfituar nga shitja e produkteve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve sipërpërmendur, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, ”Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabandë”, kryer në bashkëpunim “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.
Një nga akuzat e ngritur ndaj 6 të arrestuarve është edhe shkelja e shkelur të drejtën e pronësisë industriale.
Çfarë mbron e drejta e pronësisë industriale? Pronësia industriale mbron të drejta e autorit, përfshijnë patentat për shpikjet dhe dizenjot industriale që përcaktojnë shfaqjen e jashtme të produktit industrial. Pronësia industriale përfshin gjithashtu markat tregtare, markat e shërbimeve, dizenjimin e jashtëm të qarqeve të integruara, emrat komercialë dhe dizenjimet dhe mbrojtjen kundër konkurrencës së pandershme.
Një nga magazinat e bllokuara
Report TV ka siguruar emrat e kompanive që ishin të përfshira në një skemë kontrabande të mallrave tekstile e produkteve të ndryshme përmes shitjeve online në të gjithë Ballkanin. Ata nuk lëshonin kupon tatimor dhe kryenin evazion fiskal.
Anxhela Daut, 30 vjeçe, administrator i subjektit BIPEX.
Manol Lekaj, 34 vjeç, administrator i subjektit ADEX.
Bruno Sanija, 37 vjeç, administrator i subjektit GED.
Eduard Gjura, 38 vjeç, administrator i subjektit Ideal Express.
Kejvi Sulaj, 25 vjeç, administrator i subjektit Inteks Courrier.
Bledar Çele, 44 vjeç, menaxher i subjektit COEX.
Jane kapur administratoret e kompanive postare dhe jo administratoret e kompanive qe bejne evazionin real. Ok pergezime, por po t'i pyesesh edhe te arrestuarit do ishin me te lumturit nese do i kishin pakot qe shperndanin te shoqeruara me kupon fiskal nga shitesi i tyre dhe t'ua derdhnin leket ne llogari bankare klienteve te tyre dhe jo topa-topa ne cash duke rrezikuar edhe jeten e vete per te ruajtur lekun e tjetrit. Jane kapur disa kompani rishtare ne treg, por s'e di nese kompanite kryesore te sherbimit postar qe kane mbi 60% te shperndarjes do jene kaq te rregullta dhe te fiskalizuara ne kete biznes qe s'jane prekur nga ky aksion.
PërgjigjuPo cfare mallrash designers kane kontrabanduar keta,Lui Vuton,Dior,Chanel Made in China,Vietnam,Turkey,Honduras,Mexico?!L.O.L!Te vetmit qe jane djegur nga kjo jane 1-shteti qe nuk i ka taksuar dot dhe 2-bleresit dele,qe kane paguar sa /frengu pulen/,per keto imitacione pa pike vlere.
PërgjigjuMe ne fund nje aksion qe u krye me sukses nga Prokuroria bashke me Policine e krimit ekonomik te Tiranes. Kam nje dyqan qe shes veshie per femra. Ne rrime gjithe diten me 2 turne ne dyqan duke paguar taksat nje per nje edhe duke i prere kuponat tatimore, ndersa keta te zgjuarit e pseudopostave qe ta mernin pakon edhe ta conin ne adres qe eshte e duhur per 200 edhe 300 lek pa asnje kupon edhe pa e ditur sesi eshte futur ky mall ne Shqiperi. Keto lloj pseudo postash kane kohe qe bejne evazion fiskal por duhet te tregojne te gjithe pikat edbe magazinat nga e marin pakot sepse edhe ato dyqane apo magazina qe shesin Online ne FCB edhe INSTAGRAM bejne njesoj evazion fiskal. Komplimente edhe njeher Prokuroris edhe Policis se Krimit Ekonomik per Aksionin. Uroj qe Gjykata mos ti nxjeri keta qe jane arrestuar edhe shume tregfare te tjere te rruges 5 Maji edhe Tregut te Medreses.
PërgjigjuZoteri nese jeni i afte dhe ju per te punuar nga te dyja anet(si online,si ne dyqan)bejeni!Nese ju vjen mire nga kjo gje eshte budalliku me i madh i degjuar sepse evazioni fiskal nuk nis nga ketu nuk mund te jene disa qe punojne online hallka e pare e ketij zinxhiri qe rrenjet i ka dhe me te thella.Nese do shteti te vendosi nje kosto per ta paguar dhe jemi ne rregull.Ne fund te fundit nese sdo ekzistonte online te gjithe do kishin falimentuar!
Ramen dhe tigrin ka per ti vrare Zoti qe shkaterrun perfundimisht doganat dhe tatimet. Po vidhet dhe kontrabandohet haptas dhe pa frike pasi kane marre ok e te madhit fare. Turp
PërgjigjuKeto mallra kne hyre nga doganat duke kaluar ne syte e te gjitheve dhe me dijeni te anila denes dhe kompani. Po tatimet Çfare bejne???po Rama qe kishte info ne kohe reale per belinda ikonomin, gjon Bardhin dhe genti gazhelin me eldi hoxhen pse nuk vepron??? Yuri kim hapi syte se edhe tek ty ka denoncime por edhe ti me duket ke ne confort zone.
PërgjigjuDoganat jane ne nivelin me te keq historik te ketyre 30 vjet tranzicion.Kamionat me gjasme veshje te perdorura kalojne me gjysmen e ngarkeses metrazhe ose veshje firmato.Cdo gje dihet por te gjithe mbushin xhepat dhe keshtu shkon metri katror per shtepi ne Tirane sa ne Milano.Vend i pjerdhur
PërgjigjuKrimi ekonomik po ben ate qe ish Drejtori Antikontrabandes Marjan Lacaj beri me çim rryten dhe rama e zhduku nga puna bashke me gazhelin. Atehere u kapen 2 miljon euro mall kontrabande por meqe olsi ishte me mes u gjet zgjidhja duke e lrguar nga puna.
PërgjigjuNdaj duhet me pas mik para se te besh te tille punra.
Sa magazina ka ne Tirone te tilla. Njo e ka Ervin Lloshi me cunat e Linzes me atlete e rroba firmato ne Linze te Dajtit.
PërgjigjuSi lat i her kto spiunlliqe. Sna u ndan fuksat e kalecat, po dhe robt si puna jote o hys.