170 m2 shtëpi tek pallati që gjykoi, KPK shkarkon nga detyra kreun e gjykatës Fier

28 Maj 2019, 09:36| Përditesimi: 28 Maj 2019, 09:56

  • Share

U konstatua se kishte blere 170 m2 apartament tek firma të cilës i kishte dhënë me gjyq leje ndërtimi, shkarkohet nga detyra kreu i gjykatës Fier Roland Jaupaj.

Japupaj nuk ishte i pranishëm në seancën e vendimit si një ditë më parë kur u njoh me rezultatet e hetimit, ndërsa veç apartamentit atij i rezultoi probleme edhe me 13.000 euro të disponuara nga bashkëshortja.

KPK nga hetimet zbuloi se këto para ishin të pajustifikuara pasi ishin fituar nga gruaja e gjyqtarit me një kontratë që ajo kishte me tezen e saj për shitjen e një prone. 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?