Foto ilustruese

Opinion

Konventa e Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike

23 Shtator 2022, 13:37| Përditesimi: 23 Shtator 2022, 13:39

  • Share

Në Shqipëri, titullarë të misioneve të huaja diplomatike janë prezent, apo kërkojnë të jenë prezent, pothuajse kudo dhe flasin pothuajse për cdo gjë. Në Shqipëri  përmendet shpesh edhe „Konventa e Vjenes“. Të krijohet përshtypja se asaj i bëhet referim për të justifikuar atë cka shihet, dhe se ajo cka thuhet dhe bëhet është mbështetur në atë Konventë. Rëndësi ka brendia e Konventes, jo përdorimi i titullit, me cka duket se „luhet loja“. Kjo ndoshta mund të jetë nga mosnjohja. Ndryshe, ajo bëhet e qëllimshme.

Nuk përjashtohet që udhëheqës përkatës të bëjnë gabime, apo dështime gjykimi, sic ka ndodhur rëndom dhe kohët e fundit! Diplomatë, vendas dhe te huaj, opinioni publik, mediatik, profesional, etj., është e dobishme të jenë të mirëinformuar mbi atë konventtë e pikat pikat kyce të saj.

Dy Konventa madhore njihen si Konventa të Vjenës: Konventa e Vjenës e Ligjit të Traktateve (Vienna Convention on the Laë of Treaties) dhe Konventa e Vjenës për Marrëdheniet Diplomatike (Vienna Convention on Diplomatic Relations). Ka dhe një të konventë të tretë për marrëdhëniet konsullore – Vienna Convention on Consular Relations.

E para është marrëveshje që rregullon traktatet midis shteteve dhe njihet si “traktati mbi traktatet”. Po fokusohem tek e dyta: cfarë specifikisht përcaktohet në disa nene kryesore të saj dhe që lidhen direkt ose indirekt me Shqipërinë.

Konventa e Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike u ngjiz si traktat i marrëdhënieve ndërkombëtare. Ajo u miratua më 14 Prill 1961 nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Bisedimet dhe Imunitetet Diplomatike, që u mbajt në Pallatin „Hofburg“ të Vjenës nga 2 Mars-14 Prill 1961. Ajo Konferencë miratoi edhe Protokollin Opcional për Marrjen e Kombësise, Protokollin Opcional për Zgjidhjen e Detyrueshme Paqësore të Mosmarrëveshjeve, Aktin Final dhe katër rezoluta që iu aneksuan atij Akti. Konventa dhe dy Protokollet u depozituan tek Sekretari i Përgjithshem i OKB-së. Akti Final u depozitua në arkivat e Ministrisë të Punëve të Jashtme të Austrisë (sot Ministria Federale për Marrëdheniet Evropiane dhe Ndërkombëtare). Vlen të shënohet cka doli nga ai traktat i vitit 1961: vendosja e statusit imunitet për Selinë e Shenjtë njëlloj me kombet e tjerë.

Konventa përcakton kornizën e rregullave të marrëdhënieve diplomatike për të lehtësuar marrëdheniet miqësore midis vendeve të pavarura dhe për të mundësuar që ato vende të zhvillojnë marrëdhëniet ekonomike, kulturore dhe shkencore. Ajo konsiderohet „guri kilometrik“ i marrëdhënieve ndërkombëtare moderne.

Konventa, në 53 nene, trajton gamë të gjërë cështjesh që lidhen me marrëdheniet diplomatike midis shteteve. Ajo përcakton terminologjinë e përdorur në një mision diplomatik, trajton hapjen e vullnetëshme të misioneve nga ana e shteteve, përcakton, trajton, funksionet e një misioni diplomatik, që përfshijnë:

përfaqësimin e shtetit dërgues në shtetin pritës, mbrojtjen në shtetin pritës të interesave të shtetit dërgues (nënvizimi i autorit) dhe i bashkëkombasve të tyre, brënda kufijve të lejuar nga e drejta ndërkombëtare, negocimin me qeverinë e vendit prites, sigurimin, me të gjitha mjetet e ligjshme, të rrerthanave dhe zhvillimeve në shtetin pritës dhe raportimin e tyre tek qeveria e vendit dërgues, promovimin e marrëdhënieve miqësore midis shtetit dërgues dhe shtetit pritës dhe zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike, kulturore dhe shkencore midis tyre.

Konventa nënvizon se pala dërguese duhet të sigurohet që është dhënë dakordësia (që njihetpërdoret me termin  „agrement“) e shtetit pritës për personin që shteti dërgues propozon për t‘a akredituar si kryetar misioni në atë shtet përpara dërgimit të tij/saj. Konventa thekson se shteti pritës nuk është i detyruar t’i japë shtetit dërgues arsyet e refuzimit të „agrementit“, nëse ai vonohet ose refuzohet.

(Po ashtu, shteti pritës nuk është aspak i detyruar të japë shpjegim për mospritjen e një përfaqësuesi diplomatik.)

Pas marrjes zyrtarisht të dakordësisë, shteti dërgues bën njoftimin dhe akrediton ambassador në atë vend, ose në më shumë se një vend, sipas rastit. Në vendin ku nuk ka ambasador „rezident“, shteti dërgues mund të caktojë/emëroje një anëtar të stafit si „të ngarkuar me pune ad interim“ për të shërbyer (në vend të) kur ambasadori nuk ndodhet aty. Shteti dërgues ka të drejtë, gjithashtu, të emerojë edhe stafin tjetër të një përfaqesie në mënyrë krejt të lirë. Ambasadori, ose një anëtar tjeter i misionit, mund të shërbejnë edhe si përfaqesues i shtetit në një organizatë ndërkombëtare.

Shteti pritës ka të drejtë, në cdo kohë dhe pa detyrimin për të dhënë shpjegime, të njoftojë shtetin dërgues se shpall persona non grata titullarin ose cilindo anëtar tjetër të stafit diplomatik të perfaqesisë të vendit dërgues. Shteti pritës ka të drejtë të njoftojë për këtë vendim para se të dërgohen diplomatët në një vend. Për cfarëdo lloj arsyeje, nëse shteti dërgues nuk e njeh këtë vendim, shteti pritës ka të drejtë të mos e njohë personin në fjalë si anëtar të misionit diplomatik (që do të thotë nuk njeh imunitetin diplomatik për atë person – shenim i autorit).

Në rastet kur nuk ka marrëveshje specifike për numrin e stafit, e thënë ndryshe, madhësinë e misionit, shteti prites mund të kërkojë që madhësia e misionit të mbahet brenda kufijve qe ai e konsideron të arsyeshme dhe normale, duke patur parasysh rrethanat dhe kushtet në vendin pritës si dhe nevojat e misionit në fjalë. Shteti pritës mundet edhe që, brenda kornizave të ngjashme dhe pa diskriminim, të refuzojë të pranojë zyrtarë të një kategorie të vecante.

Shteti pritës duhet të ofrojë të gjitha lehtësitë për kryerjen e funksioneve të misionit diplomatik. Me përjashtim të zonave ku hyrja është e rregulluar dhe ndalohet me ligj dhe me rregullore të vecanta, për arsye të sigurisë kombëtare, shteti prites duhet t’i siguroje gjithë anëtarëve të misionit diplomatik lirinë e lëvizjes dhe të udhëtimit në gjithë territorin e vendit ku ata janë të akredituar.

Shteti pritës duhet të lejojë dhe të mbrojë edhe komunikimin e lirë nga ana e misionit me të gjithë partnerët e tij, me misione të tjere, me zyra konsullore, me institucionet qeveritare të tij dhe, kudo që ato ndodhen, misioni ka të drejtë të përdorë gjithë mjetet e përshtatëshme, përfshire korrieret diplomatikë, kodimet e mesazheve dbe shifren. Megjithatë, misioni mund të instalojë dhe të përdorë transmetues pa tel (me valë) vetëm me pëlqimin e shtetit pritës. (Asgjë, edhe në territorin e nje misioni, nuk mund të instalohet pa kete pëlqim.)

Konventa ka nene të vecantë për „agjentin“ diplomatik, të drejtat dhe detyrimet e tij, ato të shtetit dërgues dhe të atij pritës, dokunentacioni me të cilin ai pajiset, canta diplomatike, privilegjet dhe imunitetet diplomatike, etj. Cdo person që gëzon të drejtën e këtyre privilegjeve dhe imuniteteve i ka ato që nga momenti i emërimit të tij dhe kur shkel këmbë në territorin ku akreditohet deri ne momentin kur ai largohet nga territori i vendit pritës, pas mbarimit të funksionit.

Pa paragjykuar privilegjet dhe imunitetet, është detyra e të gjithë personave që gëzojne këto privilegje dhe imunitete që të respektojne ligjet dhe rregullat e vendit pritës. Ata e kanë detyrë që të mos ndërhyjnë në punët e brëndëshme të shtetit pritës. E gjithë puna zyrtare me shtetin pritës, që i besohet misionit nga shteti dërgues, kryhet me dhe përmes Ministrisë të Punëve të Jashtme të shtetit pritës, ose me një ministri tjetër për të cilën është rënë dakord.

(Angazhimi kudo nga disa përfaqësi qartësisht bie ndesh me nenet e Konventës të Vjenës dhe funksioniet diplomatike, sic u theksua më lart. Herë-herë, ose shpesh, ndodh qe nje titullar diplomat „nuk flet me ne, por na flet ne“.)

Godinat e misioneve nuk duhen përdorur në asnjë lloj mënyre që është e papajtueshme me funksionet e misionit diplomatik, sic përcaktohet në këtë Konvente, ose nga rregullat e tjera të së drejtës të përgjithëshme ndërkonbetare, ose nga marrëveshje të posacme që janë në fuqi midis shtetit dërgues dhe atij pritës.

Në zbatimin e neneve të kësaj Konvente, shteti pritës nuk duhet të bëjë diskriminim midis shteteve, as nuk duhet të konsiderohet se bëhet diskriminim midis përfaqësive diplomatike.

*                  *                 *

Konventa u hap për nënshkrim për të gjithë shtetet anëtarë të OKB-së më 31 tetor 1961. Në perputhje me Nenin 51 të saj, Konventa filloi (nenshkrimi) me 18 prill 1961. Ajo hyri fillimisht në fuqi më 24 Prill 1964, pas ratifikimit nga 22 shtete, sipas kushtit që ishte vendosur, në diten e tridhjetë pas depozitimit të saj tek Sekretari i Përgjithshem i OKB-së. Në qershor të vitit 2020 Konventa ishte ratifikuar nga 193 shtete. Kjo Konventë përbën shtratin e diplomacisë.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?