Konviktet në Qytet Studenti në gjendje të mjerueshme, studentët: Qëndrojmë për shkak të çmimit të ulët

31 Tetor 2018, 14:28| Përditesimi: 31 Tetor 2018, 14:58

  • Share

Godinat e konvikteve në Qytet Studenti vazhdojnë të jenë në kushte të mjerueshme.  Edhe këtë vit rreth 5 mijë studentë kanë zgjedhur të jetojnë në konvikt gjatë studimeve në kryeqytet, dhe si pranojnë disa prej tyre, arsyeja kryesore është çmimi i ulët që paguajnë në krahasim me shtëpitë me qera. 

Pagesa totale për një student është 4.500 lekë në muaj, ku përfshihen uji dhe drita, elementë që nuk justifikojnë aspak kushtet e këqija të godinave. 

Studentët që zgjedhin të jetojnë në konvikt, janë të detyruar të ndajnë dhomën me dy persona të tjerë, pa njohje paraprake. 3 studentë, brenda 4 mureve janë të detyruar të kryejnë shumë shërbime; të gatuajnë, të lajnë rrobat dhe të studiojnë.

Ngrohja në këto godina mungon. Studentët janë të detyruar që me fërnellën që sigurojnë ngrohjen edhe të gatuajnë. 

Ndërsa kushtet në banjot e godinave janë një tjetër problem shqetësues. Përveç mungesës së higjienës, ka dhe mungesë të ujit, i cili sigurohet me fuci të mëdha që qëndrojnë jashtë banjove. 

Të shumtë janë dhe studentët që refuzojnë të përgjigjen për kushtet në të cilat jetojnë, ndërsa disa të tjerë pranojnë me hezitim që kushtet janë të mira.

Kushtet s’janë dhe aq të mira. Ka ujë, por ka lagështirë. Kemi zgjedhur konviktet nga të ardhurat. Tualetet janë të përbashkëta.

Studentët duke folur për Report Tv

Edhe pse janë bërë ankesa të shumta nga studentët për kushtet e këqija dhe aspak të përshtatshme të godinave të konvikteve në Qytet Studenti, askush nga autoritetet përkatëse nuk ka ndërhyrë për përmirësimin e infrastrukturës.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ops: 31/10/2018 17:16

    Ja se do e japin me koncesion rilindasit per pallate me PPP se eshte zone super ndaj i lej te degradohen. Strrategji komuniste

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?