Korçë/ Babai i dehur qëllon me thikë të birin, se ndërhyri për të mbrojtur të ëmën

2 Qershor, 23:05| Përditesimi: 3 Qershor, 12:33

  • Share

KORÇË - Një konflikt familjar është shënuar mbrëmjen e 2 qershorit brenda në një banesë në lagjen nr 10 në Korçë. 

Babai i moshuar gjatë një konflikti dyshohet se ka dëmtuar në dorë me mjet prerës (thikë), djalin e tij i cili ndodhet për mjekim në spital.

Dyshohet se autori ka qenë në gjendje të dehur teksa është konfliktuar me gruan, ndërsa djali ka ndërhyrë në mes për të shuar konflktin. Mesa duket në këtë moment ai është plagosur nga thika që mbante në dorë i ati. 

I plagosuri Gj.P 40 vjeç ndodhet për mjekim në spital.

Autori i dyshuar ndodhet i shoqëruar në komisariat, ku do të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?