Korçë, burri godet me thikë gruan dhe ia mbath! 38 vjeçarja në gjendje të rëndë, e bija telefonoi policinë, merret në pyetje (EMRAT)

4 Qershor 2023, 22:50| Përditesimi: 5 Qershor 2023, 06:48

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr.10 të Korçës ku 46 vjeçari Aleko Myrtollari ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij.
Manjola Myrtollari është transportuar në spitalin e Korçës ku raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Krimi ka ndodhur brenda shtëpisë ku banonin ndërsa nuk dihen ende shkaqet. Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të Aleko Myrtollarit i cili ia ka mbathur nga vendi i ngjarjes.

Në momentin e konfliktit mësohet se femijët ishin nxjërrë jashtë banesës nga çifti. Pas plagosjes në banesë ka hyrë vajza e madhe e tyre e cila më pas ka lajmëruar policinë. Policia ka shoqëruar vajzën pë të dëshmuar për ngjarjen ndërsa është vënë në kërkim të autorit.

Çifti i bashkëshortëve sipas komshinjve më hërët kishin jetuar në Tiranë dhe kishin vetëm një muaj që ishin vendosur në Korçë në një banesë me qera.

Ata ishin me origjinë është nga fshati Porodinë. Gjithmonë sipas dëshmive, jashtë kamerave, të fqinjëve Aleko Myrtollari kishte ushtruar dhunë dhe më hërët kundrejt bashkëshortes pasi njihej si një person që konsumonte alkool.

46 vjeçari shkonte për punë sezonale në Gjermani. Grupi hetimor po punon për sqarimin e e plotë të rrethanave të rastit.  

1685918466_esss.jpg

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?