Një 81-vjeçar në Korçë është çuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe me dëmtime të shumta në trup. Është ende e paqartë se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia thotë se dyshohet se ai është konfliktuar me një person në banesë.
Kanë qenë fqinjët ata që e kanë gjetur të moshuarin të shtrirë për tokë dhe kanë marrë në telefon ambulancën. Një fqinje tregon se kur u futën në banesë e gjetën të mbuluar me gjak.
“Pas orës 7 vjen komshija me shumë shpejtësi dhe thotë hajde se ka vdekur Gaqua, dera ishte hapur dhe ai ishte i tëri shtrirë dhe i mbuluar me gjak. Lajmëruam ambulancën, hymë brenda në banesë dhe pamë që ishte mbuluar me gjak dhe shtëpia ishte shumë rrëmujë dhe me gjak nga të gjitha anët. Viktima rënkonte dhe jepte përgjigje të pakuptueshme.
Morëm spitalin dhe policinë kjo e fundit erdhi në moment. Nuk shoqërohej me njeri vetëm me të pallatit këtu nuk ka asnjë të afërm vetëm motrën e moshuar. Nuk kam ditur gjë për probleme të tij, vetëm di që është rëndë në spital”, tha një komshije e 81-vjeçarit.
Lajmi kryesor:
Korçë/ I moshuari dhunohet në banesë, dërgohet në spital në gjendje të rëndë! Arrestohet shoku: Ishim të dehur
SI.E.//ReportTv.al