Viktima Fridman Xhaferraj

Kronikë

Korçë/ Ekzekutimi i Fridman Xhaferaj, gjykata lë në burg Kristi Bixhekun! U arrestua 3 ditë më parë, autori tjetër i dyshuar, ende në kërkim

19 Nëntor 2021, 13:33| Përditesimi: 19 Nëntor 2021, 13:37

  • Share

Gjykata e Korçës ka lënë në burg Kristi Bixhekun, autorin e dyshuar të vrasjes së 25 vjeçarit Fridman Xhaferraj, ngjarje e ndodhur në 13 qershor të këtij viti. Në seancën për njohjen me masën e sigurisë nga gjykata e Korçës, prokuroria paraqiti dinamikën e ngjarjes ku në kërkim është edhe Lulzim Spahija, si bashkëpunëtor në ngjarjen e rëndë.

Prokuroria e Korçës i kërkoi gjykatës që Bixheku të vazhdojë të qëndrojë i izoluar deri në përfundim të hetimeve. Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest me burg", ndwrsa ndaj Bixhekut rëndon akuza e vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim.

-Kristi Bixheku, 26 vjeç, banues në Lushnjë, u arrestua nga policia 3 ditë më parë teksa ai ndodhej në spitalin ‘Nënë Tereza’ në kryeqytet.

Fridman Xhaferraj u gjet i mbytur më 13 qershor të këtij viti në rezervuarin e Gjançit nga një banor i zonës. Në trupin e 25-vjeçarit ishin konstatuar shenja dhune në trup dhe në kokë, madje ai u gjet me duar të lidhura, ç’ka tregon se para vrasjes, ndaj tij është ushtruar dhunë fizike. Xhaferraj dyshohet se u vra në Korçë dhe më pas u hodh në rezervuarin, ndërsa shkak i vrasjes dyshohet të jetë prishja e pazareve të drogës. 

Fridman Xhaferraj, nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Një vit më parë bashkë me vëllanë e tij kanë kundërshtuar me dhunë patrullën e forcave Shqiponja në qytetin e Vlorës. Nga kjo ngjarje, vëllai i tij ka përfunduar në burg, ndërsa Fridmani jetonte me Pluk të Lushnjës gjatë kësaj kohe.

Në shkurt të këtij viti Fridman Xhaferraj dyshohet se ka qenë autor i djegies së tre automjeteve luksoze në një qendër tregtare në Lushnjë. Për këtë vepër pas hetimeve të policisë, ai u arrestua në datën 1 Maj ku gjykata kishte vendosur më parë masën e arrestit me burg. Në datën 21 maj gjykata e ka lehtësuar masën e arrestit në arrest në shtëpi.

Pas lehtësimit të masës, viktima kishte thyer masën e ‘arrestit në shtëpi’ kishte qëndruar tre net në një hotel së bashku me dy autorët e dyshuar për vrasjen e tij. Të tre ishin strehuar në një prej hoteleve në periferi të qytetit të Korçës, në datat 25-26 dhe 27 maj. Policia mbërriti në hotel, pasi në xhepin e pantallonave të viktimës u gjetën kartëvizitat e hotelit në fjalë, ku më pas u bë edhe shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?