Korçë/ Festivali, ‘Kabaja më e Mirë’ shpallet grupi i sazeve

4 Tetor, 08:31| Përditesimi: 4 Tetor, 21:41

  • Share

KORÇË - 150 artistë të 18 grupeve artistike nga zona të ndryshme u bënë bashkë për të sjellë edicionin e 13-të të Festivalit Folklorik Tipologjik të Sazeve.

Festivali kombëtar tipologjik i sazeve u mbajt përgjatë tre netëve në skenat e ngritura në Kolonjë dhe Leskovik, që njihen për traditën e sazeve dhe instrumente popullore. Grupet pjesmarrëse përcollën meloditë autentike popullore përmes instrumenteve tradicionale. Organizatorët thanë se këtë vit pjesmarrja e të rinjve ka qënë e madhe.

Në natën finale u ndanë edhe çmime të rëndësishme vlerësuar nga një juri profesionistësh. Çmimi Novruz Nure ”Kabaja më e Mirë” e mori grupi i sazeve të Korçës.

I kthyer tashmë në një traditë të rëndësishme, Festivali Kombëtar Tipologjik i Sazeve u ndoq me interes përgjatë tre netëve jo vetëm nga banorët por edhe nga vizitorët e shumtë. Krahas pjesëve me instrumente, publiku përcolli me shumë emocion edhe vallet e sjella nga valltarët e vjetër dhe të rinj.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 05/10/2024 03:07

    /Korcari/ vetem shoshen e vet lavderon!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?