Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Aleko Myrtollarin, i cili goditi me thikë bashkëshorten e tij Marjola Myrtollari gjatë një konflikti në banesë.
Aleko Myrtollari ka deklaruar para togave të zeza se ishte xheloz për bashkëshorten dhe se kjo e fundit nuk diti ti edukojë dhe arsimojë fëmijët gjatë kohës që gjendej jashtë Shqipërisë (në Gjermani). Ai shtoi se në gjaknxehtësi e sipër e goditi disa herë bashkëshorten e tij me thikë duke tentuar ta vriste dhe më pas u fsheh në fshatin Porodinë deri kur ditën e martë u vetëdorëzua në komisariatin e Korçës. Ai në gjykatë e pranoi faktin dhe shprehu pendesë.
‘Ai thotë që më mbetën fëmijët pa shkollë për shkak të gruas dhe nuk u edukuan mirë. Unë punoja jashtë shtetit, ajo prishte paratë e mia këtu dhe varte florinj në qavë. U pendova për krimin’- tha Myrtollari.
Në fillim të seancës nga kafazi i gjykatës ai tha se ishte penduar pasi kishte goditur nënën e 3 fëmijëve të tij, por shkak veç të tjerash ishin bërë edhe varset e floririt që Marjola mbante në qaftë dhe autori nuk dinte kush ja kishte dhuruar.
Më herët përpara policisë autori kishte refuzuar të jepte dëshminë e tij, ndërkohë në gjykate në gjendje të rënduar psikologjike dhe me lot në sy ka pranuar autorësinë e fajit.
Avokati i caktuar kryesisht, Nevzat Tarelli, tha se ngjarja kishte ndodhur në gjaknxehtësi, pasi çifti kishte debate edhe për edukimin e fëmijëve. Myrtollari ka pretenduar në seancë se kur kthyer nga puna sezonale në Gjermani ka konstatuar se vajza 16 vjeçe nuk shkonte në shkollë dhe konsumonte cigare. Për këto probleme ai ka fajësuar bashkëshorten.
“Dy fëmijët janë lënë pa shkollë nga bashkëshortja ndaj ka humbur kontrollin ka shprehur pendesë ka qenë reagim i momentit. Reagim emocional nuk ka kontrolluar veprimet”.
Krimi në familje u shënua mbrëmjen e së dielës, 5 qershor 2023 në banesën që çifti kishte marrë me qira në qytetin e Korçës. 46-vjecari pasi goditi disa here me thikë bashkëshorten, Manjola Myrtollari u fsheh në Porodinë dhe një ditë më pas u dorëzua në komisariat.
Myrtollari pranoi akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë dhe shprehu pendesë, ndërsa gjyqtari vendosi arrest me burg deri në përfundim të hetimeve. Nga ana tjetër, nëna e tre fëmijëve, me plagë të rënda në gjithë trupin është shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë ku ende ndodhet në rrezik për jetën.
Pushka top! Besoj eshte penduar para gjyqit por jo ne zemer.
PërgjigjuSHUME MIRE JA KE BERE QELBESIRES...BURRI ROBTOHET NE PUNE PER TE MBAJTUR FAMILJEN DHE KJO K...A I PRISHKA PARAT PER QEJFET E VETA
Përgjigju