Korçë/ Theu arrestin e shtëpisë, pranga të riut! Një tjetër i arrestuar për ndërtim pa leje

11 Janar 2022, 12:35| Përditesimi: 11 Janar 2022, 12:36

  • Share

Dy persona janë arrestuar në Korçë për thyerje të masës së sigurisë dhe ndërtim pa leje. Në pranga përfundon 42-vjeçari E.K., i cili ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Ai është kapur për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Gjithashtu arrestohet A. D., 53 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë, pasi në tokën në pronësi të tij, ky shtetas u kap duke kryer punime ndërtimi pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?