Ilir Kerni, një nga artistët më të suksesshëm shqiptar, i cili me pasion ka bërë jetën e skenës, që është nga më të gjatat në botë, është emëruar drejtor i Teatrit Kombëtar Split në Kroaci. Koreografi që ka rreth 30 vjet karrierë jashtë vendit, numëron edhe shumë çmime pafund që konfirmojnë talentin e tij, duke e bërë kështu të vetmin shqiptar, i cili vlerësohet me një pozicion të tillë jashtë vendit.
Për të ky rrugëtim artistik ka qenë një sfidë e vërtetë, e megjithatë i ka kaluar pritshmëritë, duke u bërë kështu frymëzim për shumë balerinë me ëndrra dhe talent, por edhe të tjerë të rinj. Në vitin 2013 Ilir Kerni vendosi të kthehet në Shqipëri, sepse i dhembte Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, i dhembte degradimi i tij. Edhe për një kohë të shkurtër arriti të afroi pranë këtij institucioni emrat më në zë, të baletit edhe operës, shqiptarët që karrierën e tyre e kanë ndërtuar jashtë vendit edhe jo vetëm.
Por, burokracitë institucionale, bën që punën e nisur plotë vërtetësi edhe pa marrë asgjë prej saj për vete, ta linte përgjysmë, duke bërë kështu që sot balerini, baletmaestri, pedagogu Ilir Kerni, i cili numëron disa tituj, si “Artist i merituar”, Urdhëri "Naim Frashëri", "Oskar Ormosh" dy herë, “Çmimin më të lartë në Kroaci”etj., të pranojë detyrën e drejtorit të Teatrit Kombëtar në Split.