Foto ilustruese

Kronikë

Koronavirusi, 3 viktima dhe 42 raste të reja infeksioni në 24 orët e fundit në vend

12 Maj 2021, 16:48| Përditesimi: 12 Maj 2021, 16:55

  • Share

Tre persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në vend, si pasojë e koronavirusit. Po ashtu janë regjistruar edhe 42 raste të reja infeksioni. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me COVID: 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Berati, të moshave 65-80 vjeç.

Ndërkohë, rastet e reja të infeksionit janë regjistruar në: 9 raste në Tiranë, 4 raste në Devoll, Pogradec, 3 raste në Korçë, Lushnjë, 2 raste në Shkodër, Durrës, Vlorë,  Gramsh, Skrapar, 1 rast në Fier, Elbasan, Kukës, Kavajë, Mirditë, Berat, Gjirokastër, Tepelenë, Memaliaj.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 88 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1011 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 120,072 që nga fillimi i epidemisë.

Që nga fillimi i pandemisë në vend, numri i personave të infektuar ka shkuar në 131,845, ku raste aktive janë 9,350. Fatkeqësisht, 2,423 persona kanë humbur jetën.

Statistika (12 Maj 2021)

Raste të reja ditore         42

Të shëruar në 24 orë      1,011

Të shtruar në spitale      88

Humbje jete në 24 orë   3

Testime ditore                2,707

 

Testime totale            665,935

Raste pozitive             131,845

Raste të shëruara        120,072

Raste Aktive                  9,350

Humbje jete                  2,423

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  7685

Shkodër278

Fier     224

Korçë           216

Gjirokastër 212

Durrës146

Vlorë    160

Elbasan  126

Lezhë   101

Berat    87

Dibër   63

Kukës    52

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?