Foto ilustruese

Kronikë

Koronavirusi, 4 viktima dhe 30 raste të reja infeksioni në 24 orët e fundit në vend

10 Maj 2021, 17:09| Përditesimi: 10 Maj 2021, 17:16

  • Share

Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në vend. Me një njoftim për mediat, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se po ashtu janë regjistruar edhe 30 raste të reja infeksioni.

Fatkeqësisht, betejën me COVID19 nuk e kanë fituar dot 4 qytetarë: 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Fushë-Arrëzi, të moshave 51-79 vjeç

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 10 raste në Tiranë, 3 raste në Korçë, Devoll, Sarandë, 2 raste në Vorë, 1 rast në Shkodër, Fier, Lushnje, Vlorë, Mirditë, Kamëz, Malësi e Madhe, Kolonjë, Gramsh.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 952 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 118,041 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 99 pacientë, 6 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Pavarësisht përmirësimit të situatës me COVID në vend, Ministria e Shëndetësisë bën apel për qytetarët që të vijojnë të respektojnë masat anti-COVID.

Statistika (10 Maj 2021)

Raste të reja ditore         30

Të shëruar në 24 orë      952

Të shtruar në spitale      99

Humbje jete në 24 orë   4

Testime ditore                1444

 

Testime totale             660,272

Raste pozitive             131,753

Raste të shëruara         118,041

Raste Aktive                 11,296

Humbje jete                  2,416

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            9407

Shkodër        327

Fier                 263

Korçë             230

Gjirokastër   238

Durrës           183

Vlorë              182

Elbasan          133

Lezhë             100

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?