Duket se pandemia në vend po shkon drejt fundit, ku në 24 orët e fundit, fatmirësisht, nuk ka patur asnjë viktimë, ndërsa janë regjistruar vetëm 2 raste të reja infeksioni.
Me një njoftim për mediat, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 2 rastet e infeksionit janë regjistruar 1 në Tiranë dhe 1 në Berat.
Aktualisht janë 143 raste aktive me Sars Cov2 pozitiv në të gjithë vendin, ndërsa po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 23 qytetarë në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,865 që nga fillimi i epidemisë.
Që nga fillimi i pandemisë, numri i personave të infektuar me COVID në vend ka shkuar në 132,461, ku raste aktive janë 143. Fatkeqësisht, numri viktimave ka shkuar në 2,453.
Por, pavarësisht numrit shumë të ulët të infeksioneve, sërish Ministria e Shëndetësisë apelon për kujdes, duke i kërkuar qytetarëve që të vijojnë të respektojnë masat anti-COVID që janë në fuqi.
Statistika (14 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 23
Të shtruar në spitale 20
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2,618
Testime totale 759,601
Raste pozitive 132,461
Raste të shëruara 129,865
Raste Aktive 143
Humbje jete 2,453
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Shkodër 43
Tiranë 38
Berat 17
Elbasan 10
Durrës 10
Gjirokastër 7
Lezhë 6
Korçë 5
Dibër 3
Fier 2
Vlorë 1
Kukës 1