Koronavirusi, Franca-vendi i pestë për nga plagët e pandemisë. Në SHBA, New York-u epiqendra e re e koronavirusit

25 Mars 2020, 08:41| Përditesimi: 25 Mars 2020, 09:30

  • Share

Francë, në 24 orët e fundit numri i rasteve të identifikuar me koronavirus është  2,444 si dhe 240 vdekje.

Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Shëndetit, Jerome Salomon, numri i përgjithshëm i personave të infektuar është 22.300, kurse viktimat janë rritur në 1110. Me këto statistika Franca renditet në vendin e pestë për plagët e shkaktuara nga pandëmia prej koronavirusit, pas Kinës, Italisë, Iranit dhe Spanjës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, çdo ditë në vend kryen rreth 10 000 teste çdo ditë dhe pritet që në javët në vijim kjo shifër do të dyfishohet dhe më pas do të trefishohet.

SHBA numri i rasteve pozitive me Covid-19 ka tejkaluar 55 mijë kurse numri i viktimave është rritur në mbi 800. Tani Neë York-u konsiderohet epiqendra e re e koronavirusit.

"Numri i infeksioneve po dyfishohet çdo tre ditë," tha guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo, duke deklaruar se ka të paktën 26 000 raste të konfirmuara të infektuara. Guvernatori demokrat shtoi se do të nevojiten rreth 140,000 shtretër të tjerë, 40,000 nga të cilët në kujdes intensiv.

Guvernatori Cuomo i ka bërë sot thirrje qeverisë federale për furnizime mjekësore, duke paralajmëruar se gjendja e Covid-19 në shtetin e tij do të jetë më e keqe nga sa parashikohej.

“Kulmi i kurbës është më i lartë se sa kemi menduar dhe është më i shpejtë seç kemi menduar,” u tha Cuomo gazetarëve

Ai tha se qeveria federale nuk po dërgonte pajisje të mjaftueshme për të luftuar krizën, duke përmendur se shtetit i duhen 30,000 respiratorë.

Nju Jorku tani ka mbi 25,000 raste të konfirmuara me koronavirus dhe të paktën 210 viktima.

“Ne kemi nevojë për ndihmë federale dhe kemi nevojë për ndihmën federale tani,” tha Cuomo.

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se shpreson në çrrënjosjen e koronavirusit nga SHBA të paktën deri në Pashkë, në 12 prill, edhe pse guvernatori i Neë York-ut i dha alarmin që sëmundja po përhapet më shpejt sesa "një tren me shpejtësi".

Presidenti se fillimi të muajit të ardhshëm do të ishte "një afat kohor i bukur" për rihapjen e SHBA. Toni i tij optimist erdhi ndërsa Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëroi se SHBA mund të bëhen epiqendra globale e pandemisë.

Trump paralajmëroi gjithashtu se nëse vendi nuk do të rivihej sërish në punë mund të pësojë "një recesion masiv ose depresion" ku nuk do të mungojnë vetvrasjet.


Lajmi kryesor:

Ulet numri i viktimave në 24 orët e fundit në Itali dhe i të infektuarve për të katërtën ditë radhazi, 3 mijë euro gjobë dhe 5 vite burg kush shkel masat!


  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?