Koronavirusi ngrin edhe Gjykatën e Strasburgut

23 Mars 2020, 08:09| Përditesimi: 23 Mars 2020, 08:12

  • Share

Pandemia Coronavirus ka prekur edhe drejtësinë evropiane. Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut njofton se ka pezulluar afatin për paraqitjen e ankimeve pranë saj brenda 6 muajve.

Po ashtu kjo gjykatë bënë me dije se prej 16 mars 2020 ka pezulluar për një muaj afatin e çështjeve në shqyrtim.

Të vetmet çështjet të cilat do të shqyrtohen sipas gjykatës për të drejtat e njeriut janë ato prioritaret dhe me afat të cilat më herët kanë qenë në proces.

Mes çështjeve të pezulluara rezultojnë edhe paditë nga shqiptarët në këtë gjykatë shumica e tyre nga ish gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar nga procesi i vettingut.

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?