Coronavirus prek edhe sistemin e drejtësisë në vend. Këshilli i Lartë Gjyqësorë me një masë parandaluese dhe për ruajtjen e shëndetit të stafit gjyqësorë ka urdhëruar ndërprerjen e shërbimeve gjyqësore në vend.
Kjo masë e posaçme bënë me dije në pikën një të vendimet të saj KLGj vjen për shkak të situatës së krijuar me Covid-19.
Pezullimi sipas pikës dy nuk do të prek shërbimet gjyqësore me natyrë të ngutshme të cilat do të zhvillohen të gjitha por pa praninë e publikut.
Seancat e vlerësimit të masave të sigurisë përjashtohen nga pezullimi, por me kushtin që mos ketë publik përfshi edhe median.
Ky vendim për pezullimin e shërbimeve gjyqësore do të ketë një afat dy javorë dhe në rivlerësimin e situatës KLGJ do të vendos për rikthimin në normalitet.
Ndërsa më herët ishte komisioni i pavarur i kualifikimit i cili njoftoi masat për ndërprerjen e pranisë së publikut pranë këtij institucioni për të kryer denoncimet e tyre.
Sipas KPK-s denoncimet mund të bëhen vetëm me postë apo nëpërmjet internetit masë të cilën e pasoi edhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit.