Përveç sektorit të ekonomisë, koronavirusi ka prekur edhe fushën e modës, ku shfaqja e koleksionit për gra Vjeshtë-Dimër 2020 të Giorgio Aramanit është mbajtur në një sallë bosh.
Për shkak të gjendjes së shkaktuar nga përhapja e koronavirusit së fundmi në Itali, Armani mori këtë vendim.
Në koleksion ranë në sy përdorimi i copave të materialeve kadife dhe printeve me ngjyra të forta, por në përgjithësi mbizotëronte e zeza.
Shfaqja u mbyll me tingujt e “On a Theme of Paganini” e kompozitorit rus Sergei Rachmaninoff.
Më pas parakaluan sfilatën 12 modele kineze të veshura me koleksionin Armani Spring Privé 2009-2019, të gjitha të frymëzuara nga Kina si një shenjë solidariteti për gjithë gjendjen e shkaktuar nga sëmundja vdekjeprurëse.