Foto nga koleksioni

Koronavirusi prek modën, koleksioni i Giorgio Aramanit zhvillohet në sallë bosh (FOTO)

24 Shkurt 2020, 15:01| Përditesimi: 24 Shkurt 2020, 15:05

  • Share

Përveç sektorit të ekonomisë, koronavirusi ka prekur edhe fushën e modës, ku shfaqja e koleksionit për gra Vjeshtë-Dimër 2020 të Giorgio Aramanit është mbajtur në një sallë  bosh.

Për shkak të gjendjes së shkaktuar nga përhapja e koronavirusit së fundmi në Itali, Armani mori këtë vendim.

Në koleksion ranë në sy përdorimi i copave të materialeve kadife  dhe printeve me ngjyra të forta, por në përgjithësi mbizotëronte e zeza.

Shfaqja u mbyll me tingujt e “On a Theme of Paganini” e kompozitorit rus Sergei Rachmaninoff.

 Më pas parakaluan sfilatën 12 modele kineze të veshura me koleksionin Armani Spring Privé 2009-2019, të gjitha të frymëzuara nga Kina si një shenjë solidariteti për gjithë gjendjen e shkaktuar nga sëmundja vdekjeprurëse.

Koronavirusi prek modën, koleksioni i Giorgio Aramanit zhvillohet në sallë bosh
2/17
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?