Urgjenca Infektive

Rekord infektimesh, 1,236 raste dhe 4 viktima në 24 orë! 15 pacientë në gjendje të rëndë në spitale

5 Janar 2022, 17:50| Përditesimi: 5 Janar 2022, 18:09

  • Share

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar shifra rekord infektimesh nga koronavirusi. Gjatë këtyre 24 orëve 1,236 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID. Fatkeqësisht, 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin. Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetar nga Elbasani 58 vjeç, dy qytetarë nga Vlora 73 dhe 83 vjeç dhe një qytetar nga Tirana 76 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 107 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 7,952 pacientë aktivë me COVID ndërsa 329 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 202,077 që nga fillimi i epidemisë. 

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 584 në Tiranë, 68 në Shkodër, 62 në Durrës, 59 në Elbasan, 45 Vlorë, 42 në Fier, 40 në Sarandë, 32 në Lushnje, 28 në Lezhë, 26 në Kamëz, 19 në Gjirokastër, 15 në Berat, 14 në Mallakastër, Korçë, 11 në Vorë, Mat, Pogradec, 10 në Vau i Dejës, Kurbin, Tepelenë, Skrapar, 9 në Përmet, 8 në Himarë, 7 në Kuçovë, Belsh, 6 në Dibër, Divjakë, Dimal, Peqin, Gramsh, 5 Pukë, 4 në Malësi e Madhe, Kukës, Patos, Këlcyrë, Prrenjas, 3 në Tropojë, Shijak, Krujë, Kavajë, Poliçan, 2 në Rrogozhinë, Delvinë, 1 në Has, Mirditë, Klos, Selenicë, Dropull, Memaliaj, Maliq, Kolonjë, Librazhd, Cërrik. 

Kujtojmë se prej disa ditësh në vendin tonë kemi patur shifra të qendrueshme infektimesh nga koronavirusi, ndërsa një ditë më parë u regjistruan 801 raste të reja. Sot, duket se shifrat kanë kapërcyer duke shënuar kështu një rekord rastesh me COVID.

Statistika (05 Janar 2022) 
Raste të reja ditore         1,236
Të shëruar në 24 orë       329
Të shtruar në spitale       107
Humbje jete në 24 orë    4
Testime ditore                 5,694 

Testime totale              1,500,696
Raste pozitive                 213,257
Raste të shëruara           202,077
Raste Aktive                        7,952
Humbje jete                         3,228 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë           3,761
Fier                 789
Durrës             708
Shkodër          531
Elbasan           509
Vlorë                494
Berat               312
Gjirokastër     260
Lezhë              228
Korçë               161
Dibër                124
Kukës               75

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?