TIRANE-Ndonëse puna në Kryesinë e Kuvendit ka ndalur për shkak të situatës së krijuar nga koronavirus, mesa duket hetimi për Presidentin Ilir Meta jo, pasi ditën e nesërme Komisioni i Posaçëm Hetimor do të zhvillojë një mbledhje në orën 11:00 të paradites. Mbledhja e komisionit do zhvillohet online, në kryesi do të jetë vetëm kryetari Ulsi Manja i cili do drejtojë mbledhjen online me deputetët që ndodhen në banesat e tyre.
Në këtë mbledhje të radhës pritet që të miratohet procesverbali i mbledhjes së datës 28 shkurt, por gjithashtu të diskutohet mundësia për të shtyrë afatet e veprimtarisë së këtij komisioni, kjo për shkak të situatës së krijuar nga koronavirus. Në mbledhjen e fundit të këtij komisioni ishte kreu i KED, Ardjan Dvorani i cili dëshmoi sa i përket emërimeve në Gjykatën Kushtetuese të cilat sollën dhe përplasjen e tij me Presidentin Meta.
Ndërkohë që Komisioni Hetimor për presidentin, i ngritur për të hetuar anulimin e dekretit për zgjedhjet e 30 Qershorit zgjeroi objektin e hetimit duke përfshirë edhe çështjet e debatit për emërimin e anëtarëve të Kushtetueses.
O Edi Rama po je BURR korigjo gabimin tënd TRASHANIK që vure ktë qen bastard President. Nxire me shkelma nga presidenca e do mbahesh në jet të jetve nga Shqiptarët si BURR i madh i Shqipris. I je borxh popullit Shqiptar për ktë gjë.
Përgjigju