Foto nga procesi i vaksinimit në Sheshin Skënderbej

Kronikë

Koronavirusi, shkon në mbi 780 mijë numri i vaksinimeve të kryera në vend

1 Qershor 2021, 21:12| Përditesimi: 1 Qershor 2021, 21:29

  • Share

Ka shkuar në 780.342 numri total i vaksinimeve të kryera në vend, duke iu afruar kështu edhe objektivit të vendosur nga qeveria për kryerjen e 1 milion vaksinimeve brenda muajit qershor. Shifra u bë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila tha po ashtu se ditën e sotme janë kryer 3881 vaksinime.

Vaksinim masiv në vend po vijon me kalendar të kombinuar të grupeve të riskut, ndërsa sot ka nisur edhe vaksinimi i punonjësve të shërbimit taksi.

Numri i vaksinave të mbërritur anë Shqipëri ka shkuar në 858.750, ku ditën e djeshme mbërritën 11.700 doza Pfizer, ndërsa doza të tjera pritet të mbërrinë edhe gjatë javëve në vijim.

Ndërkohë situata me pandeminë është stabilizuar në vend, ku në 24 orët e fundit u regjistruan 22 raste të reja infeksioni dhe fatmirësisht asnjë viktimë.  asnjë viktimë

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?