RINAS- Udhëtimet vijojnë normalisht në aeroportin e Rinasit dhe pse tashme e gjithë bota po përballet me koronavirusin. Ditën e sotme udhëtimet kanë vijuar normalisht e ndërsa në aeroport dhe më herët janë marrë të gjitha masat për kontrollin e pasagjerëve. Dhe pse ditën e djeshme rreth 14 provinca janë quajtur si "zonë e kuqe" për shkak të rrezikut, shqiptarët nuk e shohin si shqetësim. Për Report Tv, ata theksojnë se nuk kanë frikë dhe kanë bërë të gjitha vizitat e nevojshme dhe janë kthyer në Shqipëri jo prej frikës së virusit.
"Nuk kam asgjë. Na kontrolluan, kam bërë dhe vizita në Itali".
"Në shpi do rrimë ku do të shkojmë. Kam ardhur nga Italia dhe do të qëndroj në shpi".
"Na kanë bërë kontrolle si këtu dhe andej. Në Shqipëri kam ardhur për pushime", thanë disa nga qytetarët.
Jo vetëm shqiptarët, por dhe italianë të cilët vijnë ose ikin nga vendi ynë nuk kanë frikë, por theksojnë se është shumë e rëndësishme që të ndiqen rregullat e dhëna nga strukturat shëndetësore.
"Jo asnjëherë s'kam patur frikë. Pastaj nuk e di çfarë mendojnë italianët"
"Mjafton që të kesh kujdes dhe nuk ke pse të kesh frikë. Natyrisht duhet që të respektojmë atë që na thonë. Unë kisha maskën dhe e hoqa vetëm pak minuta më parë. Sigurisht do ndjek rregullat duke larë duart dhe duke bërë gjithçka që na kanë këshilluar", thanë disa italianë.
Gjatë ditë së diel, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rekomandoi për udhëtarët që kanë udhëtuar nga rajonet e prekura dhe që kanë pasur kontakte me persona të sëmurë apo të dyshuar për COVID19 të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore.
Mbyllja e kufijve eshte shume e pa dobishme,,80% e ushqimit vjen nga Italia
Përgjigjupersonat ! jo mallrat
Jo thjesht shqiptaret por fshatarët shqiptare se qytetaret shqiptare u permbahen rregullave dhe nuk vijne ne Shqiperi ne keto kohe. Fshatarët vijne dhe na infektojne!
PërgjigjuFshatarët mbeten fshatarë!
PërgjigjuShqiptaret skan frike nga korana virusi por kane frik nga nje e keqe me e madhe si Edi Rama.
PërgjigjuKatunaret vijne per pushime, ngjisin gripin pleqve qe kane neper shpia dhe vijne prap pastaj per ti bere varrimin. Pune katnaresh, na rrofte rrespekti se jeta ska vlere ne mendjet e tyre
PërgjigjuMos i lejoni te prekin token shqiptare, mbyllni kufijte! Mbyllni kufijte o qelbesira!
PërgjigjuNuk behet fjale se kan apo jo frike disa persona,neqofese nuk kan frika keta ,kemi NE nga keta,zonja thot do te rri ne shtepi ,po neqoftese eshte e ifektuar ,patjeter qe do te ifektoj te afermit qe do te takoj,komshit,te njohurit,ata do te infektojne te tjere,e keshtu zinxhirit nuk do ti gjendet me fundi,keta njerze jan aq te pa ndergjegjeshem ,sa nuk arrijne te kuptojne rriskun qe rrezikojne per vete dhe per te tjeret.
Përgjigju