Mu në mes të krizës më të rëndë shëndetësore të kësaj epoke, debati politik në Shqipëri dhe Kosovë, duket se e shikon koronavirusin si një projekt të mundshëm politik, dhe jo si krizë epidemiologjike.
Qeveria e Kosovës rrezikon të humbasë mbështetjen në Kuvend, pasi kryeministri Albin Kurti ka shkarkuar në mënyrë të njëanshme, një ministër, të cilin e konsideron “bashkëpuntor” të opozitës, kundër tij.
Shkarkimi me sa duket ka qenë llogaria e Albin Kurtit, për t’i detyruar partnerët në koalicion të ulnin kokën para tij për shkak të krizës së koronavirusit, ose të akuzoheshin se po shkatërronin Qeverinë në mes të krizës.
Tani që LDK me sa duket nuk po tërhiqet, rezultati do jetë i njëjtë, edhe sikur të ketë qenë e vërtetë paranoja e Albin Kurtit, që ministri i tij po flirtonte me kundërshtarët për ta rrëzuar, duke vendosur gjendjen e jashtëzakonshme në Parlament.
Në të vërtetë, shpallja e gjëndjes së jashtëzakonshme, është një vendim që duhet ta marrë Qeveria nëse ka nevojë, por në rastin e pandemisë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme shëndetësore, që është një plan veprimi nën drejtimin e Qeverisë.
Ideja se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, ja jep kompetencat Presidentit, ka kuptim kur vendi humbet kontrollin dhe zhytet në kaos, apo luftë civile, dhe jo kur duhet të respektojë oraret e karantinës.
Në këtë aspekt, Albin Kurti ka të drejtë të mbrojë idenë që nuk ka nevojë për gjendje të jashtëzakonshme, por jo të shkarkojë një ministër për këtë shkak, pasi paranoja e tij ndaj gjendjes së mundshme të jashtëzakonshme, ka krijuar një krizë dhe më të madhe, se sa mund të ishte tentimi për ta zhvlerësuar rolin e tij si kryeministër në këtë krizë. Ai praktikisht mund të ikë si kryeministër, mu në mes të krizës, nëse nuk tërhiqet nga vendimi i tij dhe nuk gjen gjuhën me LDK.
Në Shqipëri, kundërshtarët e Qeverisë po ashtu janë përfshirë në rekomandime bajate për krizën, dhe sillen sikur Qeveria ka një plan kundër popullit dhe ata po e zbulojnë, me idenë se kjo krizë zhduket, vetëm nëse bashkëqeverisin, ose siç thoshte ajo “sms” e Enit “të ulet Luli në vend të Ramës”.
Nuk di pse u është fiksuar që masat e Qeverisë, karantina e ashpër, apo dhe dalja e policisë dhe ushtrisë në rrugë, janë masa që nuk luftojnë koronavirusin, por opozitën. Në fakt, opozitën nuk ke ku ta gjesh më, dhe nëse vendos ta luftosh, pasi Lulzim Basha e Sali Berisha, e kanë zhdukur nga Parlamenti dhe Bashkitë. Dhe Voltanën që kanë lënë në Shkodër, e shikoni se çfarë po bën, duke nxitur qytetarët të shetisin rrugëve, si shenjë opozite ndaj Qeverisë, duke i bërë gjëmën qytetit.
Por ajo që është interesante, është se kundërshtarët e Qeverisë në Shqipëri, njësoj si në Kosovë, flasin për gjendje të jashtëzakonshme, por të njëjtët e kundërshtojnë idenë se në Kosovë duhet të ketë gjendje të jashtëzakonshme. Pra, Berisha, Basha apo kritikë të pavarur si Lubonja etj, mendojnë se Kurti në Kosovë bëri mirë që kundërshtoi gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa Rama bën gabim që nuk shpall gjendjen e jashtëzakonshme.
Arsyeja është e thjeshtë. Atje janë me Kurtin, këtu janë me Berishën.
Mjafton ky banalitet, për të kuptuar sa bajate është përfshirja e tyre në debatin për krizën e epidemisë së koronavirusit.
Si në Kosovë, ashtu dhe në Shqipëri, epidemia është një operacion që përballohet nga Qeveria, ashtu si në gjithë botën. Aktorët e tjerë politikë, përfshi Presidentin apo opozitarët e thjeshtë, duhet të mbështesin planin e Qeverisë, që diktohet nga autoritet shendetësore.
Mungesat që kemi dhe pafuqinë e sistemit, nuk e ndryshojmë dot, as këto muaj, as në vitet që vijnë. Ndaj është banale dhe e lodhshme dhe për qytetarët, që të dëgjojnë çdo ditë dy plane, një plan veprimi nga Qeveria, dhe një plan opozitar, që në raste qesharake, përsërit të vërteta të njohura, ose në raste malinje, flet për miliona e miliarda, në një vend ku njerëzit shpresojnë të kenë bukë deri për dy muaj.
Bindja e tyre se koronavirusi mund të shkatërrojë botën e bashkë me të dhe qeveritë, për të ardhur ata në pushtet, është një makth që ua bën më të vështirë karantinën. Duhet ta marrin më lehtë, se mund të zgjasë ca dhe nuk dihet kë lë gjallë.
Nuk i genjen Popullin me ato thirrje te nje homosexual dhe ate gadishmeri qe thua per te miren e Popullit Yeah Bulshit , Edi te beri thirrje disa here kur Termeti tronditi Shqipetaret dhe jo vetem su pergjigje ,por gjoja kerkon te jepje mendime qe si hyn ne pune as nje delenxhiu qe ju mban Ison .Te kujtoj ore majmun mashkull nese e meriton Kur Termeti ra ne disa vende te Shqiperise Vdiqen brenda nje nate gati 51 Shqipetare nga ai qamet natyror Ti su bere Aktiv qe ti pergjigjej ,kerkeses se Qeverse edhe per cudi Xhuxhi i kombit Skenderbeu i Skraparit emri i fundit qe perdori mbas shume emrave me trima Tankesh dhe Luftetare malesh sa ai XHUXH nuk ka trupin e njerit madje Alentes e KILIT ,duke u krekosur se eshte trimi MOOOLEVE TONA nuk mori situaten ne dore dhe te jepte ato keshilla fantazem qe te thirr ne biseda 2 or 3 oresh por su ndie Te kujtoj Vdiqen 51 njerez ,brenda i nete Tani kane vdekur per 2 or me shume muajsh 5 vete nje numur aq i vogel ,kur mendon se jetojme ngjitur me Italine Ti dhe ai kodoshi i kombit brekethartuari i Shqipetareve po ngrini zerin se doni te keshilloni sic shohim per Popullin Ju dhembset natyrisht Ju garantoj edhe ai qe ju ndoqi deri dje nuk ju vjen mbrapa Sa te veshtirshem dhe meskine jeni tere jeten Koha per te ndihmuar Shqipetaret ishte kur ra Termeti qe mori 51 viktima ne nje nate Sot ju KERMIDHAT qe fshiheni nga e shkuara beni mbledhje urgjente qe s'eshte e nevojeshme se masat jane marre dhe parashikimi per te ardhmen eshte pozitiv ,me cudit se ku dhe si mund te marre pjese Plaku Dobic Berisha ,Keni dhe ca kohe qe te mblidheni si KUKUVAJKAT ..Me vone do ju mbledhin sebashku SPAK ai eshte ilaci i fundit qe kerkon Corona Virus
PërgjigjuBerisha Basha Meta Monika duhen rrjepur me bixhak po te gjalle ama te kriposen mire e pastaj kalon koronavirusi
PërgjigjuTe lumte goja Ceco
Mjafte bete manipulime me ate Popull Skllav .. Kure skeni b**** TI harestoni Kriminelet ,,por i nxirni dhe neper Gazeta .. Jeni dy Here me teper Kriminele.. Gjithsesi mire ja Beni atij Populli ,qe eshte Edukua Si Skllav ..
Përgjigju