Koronavirusi udhëton në aksin Teheran-Bejrut, të vdekur dhe të infektuar në Liban, Iran dhe Izrael

22 Shkurt 2020, 16:15| Përditesimi: 22 Shkurt 2020, 16:35

  • Share

Koronavirusi ka mbërritur në Liban. Autoritetet shëndetësore konfirmuan infeksionin e parë nga Covid 19 dhe ekzistencën e dy rasteve të tjera të dyshuara që po mbahen nën vëzhgim.

Në mes të zgjedhjeve parlamentare, Irani është tronditur përsëri nga lajmi për dy vdekje të tjera që lidhen me përhapjen e epidemisë.

Numri i të vdekurve u rrit në 5 ndërsa 18 raste deri më tani janë raportuar në Republikën Islamike, të gjitha të lidhura me qytetin e Qom, në jug të kryeqytetit Teheran.

750 raste mbahen nën vëzhgim si të dyshuara ndërsa media lokale në Iran spekulon dhe thotë se numri i të infektuarve është shumë herë më i madh.

Pasi u zbulua në Wuhan, Kinë në muajin dhjetor, koronavirusi mbërrin në Lindjen e Mesme dy muaj më vonë. Përveç Iranit, edhe Izraeli konfirmoi edhe rastin e parë sot.

Në shkallë globale numri i viktimave nga virusi kinez ka shkuar 2360 dhe rreth 78 mijë persona janë konfirmuar të infektuar.


Lajmi kryesor:

Në Itali shënohen dy viktimat e para nga koronavirusi, të paktën 51 të infektuar, Kryeministri Giuseppe Conte: Ska vend për panik


  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?