Kronikë

Korrupsion me punësimet në Arsim në Dibër, Report Tv zbardh përgjimet e SPAK! Dyshohet se operacioni u dekonspirua! Biseda me gruan: Jepi sa lekë ke me vete, ka mbaruar ajo punë

30 Shtator 2021, 10:49| Përditesimi: 30 Shtator 2021, 12:56

  • Share

Operacioni i SPAK, i 2 ditëve më parë në Dibër, pas një aksioni të SPAK në zyrat e Arsimit, u arrestuan 2 persona për korrupsion me punësimet, dyshohet se u dekonspirua. Specialisti i pyjeve Halit Shehu që donte të punësohej mësues, i dha 100 mijë lekë Fitim Farrukut. Ndërkohë që Lulzim Dani, burri i Brikena Danit, Drejtoreshës së Arsimit Dibër, nuk i mori zarfin me lekë Fitim Farrukut. Kjo lind dyshime të mëdha për dekonspirim të operacionit të SPAK.

Në dosje thuhet se Halit Shehu e shefi i Financës së Këshillit të Qarkut, Fitim Farruku u arrestuan 2 ditë më parë  SPAK përgjoi telefonat e përgjim ambiental, nuk arriti të provonte korrupsionin nga Lulzim Dani, i cili u shoqërua dhe u la i lirë.

Nga përgjimet e SPAK thuhet se në një moment Shehu komunikon me bashkëshorten e tij dhe ajo i thotë që të takojë Fitimin dhe t'i japë sa para kishte me vetë. Halit Shehu i thotë se 80.000 lekë. Në një tjetër bisedë të Halit Shehut me bashkëshorten kjo e fundit i thotë se 'ka mbaruar ajo punë',  pra bëhet fjalë për punësimin, dhe të shkojë ti dorëzojë shumën e parave Fitim Farrukut.

Në pranga ranë Fitim Farruku, shefi i Financës së Këshillit të Qarkut dhe Halit Shehu, specialist Pyjesh, ndërsa Report TV ka zbardhur edhe skemën e korrupsionit që këta persona përdorën për një vend pune si mësues në Dibër.   

Shehu dyshohet akuzohet për veprën penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike”. Ndërkohë Farruku dyshohet se ka konsumuar elementet e figurës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. SPAK mësyu të martën një ditë më parë në zyrën arsimore në Dibër, ku u ushtruan kontrolle në zyrat e arsimit dhe në banesat e personave të arrestuar.

 

Ora 11:07
'Kam 80 mijë lekë me vetë', biseda e specialistit të pyjeve që donte të bëhej mësues me gruan e tij: Jepi sa të kesh, mbaroi ajo punë

1632992781_spakdiber2.jpg

Në dosjen e siguruar nga Report Tv thuhet se Halit Shehu ka biseduar në telefon Fitim Farruku, punonjës i Këshillit të Qarkut Dibër. Gjatë bisedës rezulton se Haliti bën përpjekje të punësohet si mësues, por e ka të vështirë. Për këtë kërkon ndihmën e zyrtarit.

Më pas në dosje thuhet se Shehu komunikon me bashkëshorten e tij dhe ajo i thotë që të takojë Fitimin dhe t'i japë sa para kishte me vetë. Halit Shehu i thotë se 80.000 lekë.

Në një tjetër bisedë të Halit Shehut me bashkëshorten kjo e fundit i thotë se 'ka mbaruar ajo punë',  pra bëhet fjalë për punësimin, dhe të shkojë ti dorëzojë shumën e parave Fitim Farrukut.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Irma: 30/09/2021 09:26

    no shit sherlock.....

    Përgjigju
    • Lexues: 30/09/2021 11:14

      Yeah, who would have thought that people in Albania pay to get a job.

  • Velo: 30/09/2021 09:23

    Ata të përçarë e të shkatërruar janë. Tani duhet të riformatohen nga e para.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?