Programacion

E Premte
20
Maj
E Shtunë
21
Maj
E Diel
22
Maj
E Hënë
23
Maj
E Martë
24
Maj
E Mërkurë
25
Maj
E Enjte
26
Maj
E Premte
27
Maj
E Shtunë
28
Maj
E Diel
29
Maj

Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Kosova ashpërson masat anti-COVID, ora policore nis në 22:00, lokalet e hapura deri në 21:00! Nuk lejohen klubet e natës

21 Janar, 21:47| Përditesimi: 21 Janar, 22:03

KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja anti-COVID që do të futen në fuqi nga dita e nesërme dhe do të zgjasin deri më 4 shkurt 2022.

Përmes një mbledhjeje online, për shkak të rritjes së infektimeve me COVID, qeveria ka vendosur që ora policore do të jetë nga ora 22:00 deri në orën 05:00. Më herët ora policore niste që në 00:00.

Nuk do të lejohen grumbullimet mbi 30 persona në ambientet e brendshme, ndërsa klubet e natës do të vijojnë të jenë të mbyllura. Sakaq, ndalohet organizmi i festave, dasmave, si edhe pritja në ceremonitë mortore.

Baret dhe restorantet do të lejohet të punojnë deri më 21:00, ndërsa muzika duhet të ndalohet që 20:30, nga 21:30 që ka qenë deri më tani.

Personat që futen në territorin e Kosovës duhet të jenë të vaksinuar me tre dozat e vaksinës anti-COVID, por në rastet kur një qytetar ka vetëm dy doza do t’i duhet të paraqesë edhe një PCR negative të 48 orëve të fundit.

Për shtetasit e Republikës së Kosovës që nuk i kanë dy doza të vaksinës janë të detyruar të kryejnë karranitnim shtëpiak për një periudhë prej shtatë ditësh që nga hyrja në territorin e Kosovës.

Masat e reja janë kundërshtuar nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili thotë se qeveria dështoi në menaxhimin e situatës së pandemisë dhe tani iu bie në qafë qytetarëve. 

Ora 22:01
Haradinaj kundër masave të reja anti-COVID: Qeveria nuk menaxhoi dot situatën, po i bie në qafë qytetarëve

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dalë kundër masave të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Sipas tij qeveria nuk ka e ka menaxhuar situatën e COVID dhe po u bie në qafë qytetarëve.

Ai shkruan në ‘Facebook’ se këto masa nuk kanë asnjë efekt në parandalimin e përhapjes së virusit.

“Për papërgjegjësitë e veta dhe keqmenaxhimin e situatës me pandeminë, qeveria tani po i bie në qafë qytetarëve dhe gastronomëve duke kufizuar orarin e lëvizjes dhe mbylljen e hershme të gastronomisë. Këto masa tashmë nuk kanë asnjë efekt në parandalimin e përhapjes së virusit, siç edhe është dëshmuar.

Prandaj jemi kundër masave të votuara dhe i bëjmë thirrje qeverisë që të jetë më e përgjegjshme përballë situatave të ndjeshme si pandemia, duke analizuar mirë masat, e jo duke ndërmarrë veprime ad hoc e ndëshkuese ndaj qytetarëve pa asnjë efekt në pengimin e përhapjes së virusit”, shkruan Haradinaj.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e organizoi Shqipëria finalen e Conference League?