Kosova ndaloi prodhimin e kripromonedhave, ekonomisti: Do nxisë të rinjtë të largohen nga vendi, pajisjet po shiten në rrjetet sociale me gjysmë çmimi

11 Janar 2022, 21:10| Përditesimi: 11 Janar 2022, 21:16

  • Share

KOSOVË- Vendimi i qeverisë së Kosovës për ndalimin e prodhimit të kriptomonedhave për shkak të krizës energjetike sipas ekonomistit Safet Gercalliu do të sjellë pasoja të mëdha në aspektin social. I ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, ekonomisti tha se duke qenë se me prodhimin e kriptomonedhave Bitcoin merren kryesisht të rinjtë ky vendim do t’i nxisë ata që të largohen nga Kosova drejt vendeve të huaja.

“Pjesa dërrmuese e të rinjve që e bëjnë një veprimtari të tillë janë mjaft influent në gjuhët e huaja dhe përdorues të mirë të kompjuterit dhe një hap i tillë i pa analizuar do të jetë një rritje e fluksit të migrimit të të rinjve kosovarë”, tha Gercalliu.

Gercalliu se një pajisje për prodhimin e kriptomonedhave kushton nga 5-6 mijë euro, ndërkohë që theksoi se ndalimi i prodhimit ka bërë që ato të shiten në rrjetet sociale me gjysmën e çmimit të vlerës së tregut.

“Në mungesë të ligjit për kriptovaluta, ka të dhëna spekulative. Pajisjet kompjuterike për këtë veprimtari  kushtojnë 5 mijë deri në 7 mijë euro. Për ata pajise për tu importuar është paguar tatim mbi vlerën e shtuar në doganë. Ato pajisje lidhen me sistem softëer. Kosova vuan në mungesë të të dhënave por kemi pasur ekonomi familjare që kanë siguruar ekzistencë.

Duhet të kuptojmë arsyetimin shpenzimi i energjisë elektrike është mënyra kryesore. Çdo kompjuter energjinë më të madhe elektrike e harxhon gjatë verës që ka nevojë për ftohje dhe jo gjatë dimrit kur nuk ka nevojë për ftohje. Llogarite që janë 40 mijë familje por besoj se njerëzit që kanë qenë aktiv në këtë fushë kanë qenë ata të parët që kanë forcuar eksportin e shërbimeve të Kosovës.

Një vendi i tillë do rëndojë Kosovën në aspektin social, ajo që është sot më shqetësuese në rrjetet sociale është se këto pajise janë duke u shitur me çmim të reduktuar. Nuk duhet habitur nga fati që në ambasadën gjermane ka 60 mijë aplikime për viza për tu larguar nga Kosova”, u shpreh ekonomisti.

Për shkak të krizës energjetike që ka goditur Kosovën, qeveria mori vendimin ndalimin e prodhimit të kriptomonedhave Bitcoin. Pjesa e veriut të Kosovës dyshohet se merret me prodhimin e kriptomonedhave dhe prej vitit 1999 ata nuk paguajnë energji elektrike. Sipas mediave vendase komunat në veri të Kosovës shpenzojnë rreth 12 milionë euro energji elektrike në vit. Që prej fillimit të zbatimit të këtij vendimi autoritetet kanë sekuestruar 429 pajisje që shërbejnë për prodhimin e kriptomonedhave.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?