Kartëmonedhë '500 euro'

Kosova ndalon qarkullimin e kartëmonedhës ‘500 euro’

17 Janar, 16:26| Përditesimi: 17 Janar, 16:36

  • Share

KOSOVË- Bordi i Bankës Qendrore ka vendosur ditën e sotme (17 janar) ndalimin e qarkullimit të kartëmonedhës ‘500 euro’. Në një njoftim të bërë nga ky institucion në rrjetet sociale, bëhet me dije se rregullorja hyn në fuqi që nga data 1 shkurt.

“Institucionet financiare bankare dhe jo-bankare obligohen që të ndalojnë ri-qarkullimin e kartëmonedhës ekzistuese në vlerë prej 500 euro”, thuhet në njoftim të BQK-së.

Në Rregulloren e re, është vendosur që me qëllim parandalimin e futjes së parave të falsifikuara në Kosovë, personat fizikë dhe juridikë që nuk ushtrojnë veprimtari financiare, duhet të deklarojnë nëse zotërojnë më shumë se 100 kartëmonedha të tilla, pavarësisht nga shuma.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?