Lojtarët e Kosovës

Kosova një hap larg historisë, sonte sfida deçizive në 'Fadil Vokrri' kundër Azerbajxhanit

20 Nëntor 2018, 12:45| Përditesimi: 20 Nëntor 2018, 12:47

  • Share

Historia e përfaqësueses së Kosovës mund të shkruhet sonte me gërma të arta pasi të besuarit e Shaland kanë mundësi të mëdha për t’u kualifikuar në “final-four” të Ligës së Kombeve. Në Prishtinë Kosova do të presë Azerbajxhanin në një 90 ku mjafton edhe barazimi për të ruajtur vendin e parë në grupin 3 të Ligës D.

Optimizmi është i madh dhe kjo duket te tifozët të cilët do ta mbushin plot stadiumin “Fadil Vokrri” që ka një kapicitet prej 13.500 sportdashësish. Në prag të sfidës trajneri Shaland është shprehur: “Azerbajxhani është një skuadër shumë e organizuar. Në ndeshjen e parë ne barazuam, por ata treguan një formë shumë të mirë. Edhe pse ata janë favorit ne do të luajmë për fitore.”

Sipas mediave në Kosovë trajneri pritet që sonte të bëjë disa ndryshime të rëndësishme në formacion. Në vendin e kapitenit Sajmir Ukjani në portë mendohet se do të jetë Murici, në të majtë të mbrojtës Kololli do të zëvendojë Alitin, ndërsa në sulm nga minuta e parë së bashku me Rashicën pritet të jenë Dionis Avdiaj dhe Atdhe Nuhiu.

Në rast fitorje Kosova në “final-four” do të përballet me Maqedoninë në Shkup, ndërsa barazimi e vë përballë Gjeorgjisë në Tbilisi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?