Kosova & Rajoni

Kosova përballet me një rritje të rasteve të reja me COVID-19, Reuters raporton për shkatërrimin e 133 mijë vaksinave të skaduara

3 Shtator 2021, 09:51| Përditesimi: 3 Shtator 2021, 09:53

  • Share

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters, ka raportuar se Qeveria e Kosovës ka vendosur të shkatërrojë 133 mijë vaksina AstraZeneca, kundër COVID-19, pas datës së skadimit të tyre, pasi vendi po përballet me një rritje të ashpër të shkallës së vdekjeve nga koronavirusi.

Vaksinat që do të shkatërrohen ishin pjesë e një donacioni nga Norvegjia dhe skadenca e tyre ishte ku 31 gushti, shkruan Reuters.

Vendimi për shkatërrimin e vaksinave shkaktoi kritika, me disa njerëz që kërkuan dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë në faqen e ministrisë së shëndetësisë në Facebook.

Fillimisht mungesa e gatishmërisë për të marrë vaksina, vështirësitë teknike për sigurimin e tyre fillimisht vetëm nëpërmjet takimeve online dhe propaganda negative për efektet anësore të vaksinave nga vaksinat e kanë bërë  Kosovën ndër vendet me normat më të ulëta të vaksinimit në Evropë me 15.7%.

Në shtatë ditët e kaluara rreth 170 persona humbën jetën nga infektimi me koronavirus, dhe më shumë se 12,0000 raste të reja .

Rastet e reja i atribuoheshin tubimeve të tilla si dasmat dhe heqja e plotë e kufizimeve. Duke filluar nga kjo javë janë vendosur kufizime të reja duke përfshirë një shtetrrethim nga ora 10  e mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit.

Mijëra kosovarë që jetojnë jashtë vendit, kryesisht në Gjermani dhe Zvicër, të cilët kanë kaluar pushimet në Kosovë gjatë verës janë raportuar si raste pozitive kur janë kthyer në vendet e Evropës Perëndimore.

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia tha se shumë njerëz refuzuan të marrin vaksinën AstraZeneca pas "dezinformatave" se vaksinat tashmë kanë skaduar, gjë që i bëri njerëzit të qëndrojnë larg.

Në Kosovë njerëzit mund të zgjedhin midis vaksinave AstraZeneca dhe Pfizer/BionTech. Por për shkak të disa raporteve mbi vaksinat AstraZeneca, njerëzit kryesisht kanë zgjedhur Pfizer/BionTech .

Vitia tha se në ditët në vijim Kosova do të marrë 500,000 vaksina Pfizer/BionTech nga Shtetet e Bashkuara dhe 250,000 vaksina AstraZeneca nga Gjermania dhe Italia si donacione.

Komento

Komente

  • beso: 04/09/2021 11:50

    Kosova vuan per mend sepse ka nje qeveri gomeresh dhe nje presidente kafshe, eshte nje ferme kafshesh qe populli po vdes ata krihen....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?