Foto nga Klinika Infektive në Kosovë

Kosova & Rajoni

Kosovë/ 12 të infektuar dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit! 323 raste aktive me COVID

25 Nëntor 2021, 15:39| Përditesimi: 25 Nëntor 2021, 15:51

  • Share

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 12 raste të reja me koronavirus nga 1,559 testime të kryera.

Mësohet se 16 qytetarë janë shëruar ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë gjatë këtyre 24 orëve.

Sakaq, sipas raportimeve të autoriteteve shëndetësore në të gjithë vendin janë 323 raste aktive me COVID.

Ndërkaq, 1,627 qytetarë janë vaksinuar kundër COVID gjatë këtyre 24 orëve.

Të drejtë vaksinimi kanë edhe personat mbi 12 vjeç, ndërsa që prej fillimit të fushatës së vaksinimit janë dhënë 1,6 milionë doza vaksine.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?