24-vjeçari i gjetur i vdekur në humnerë

Kosova & Rajoni

Kosovë/ 24-vjeçari u shpall i zhdukur nga familja, gjendet trupi i pajetë në një humnerë

21 Nëntor 2021, 09:36| Përditesimi: 21 Nëntor 2021, 09:39

  • Share

KOSOVË- Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kosovë, ku një 24-vjeçar është gjendur i pajetë në një humnerë në Prevallë. I riu ishte shpallur i zhdukur pas denoncimit të familjarëve në polici pasi ata kishin humbur kontaktet me djalin.

Trupi i pajetë 24-vjeçarit, A.GJ. u gjet pasditen e djeshme, ndërsa ende nuk dihet asnjë shkak mbi këtë ngjarje, nëse ai është vetëhedhur apo ka të bëjë me një ngjarje kriminale.

“Telefonatën e parë e kishim pranuar në ora 14:35, menjëherë kemi dalë në vendin e ngjarjes. Rreth orës 18:45 e kemi pranuar informacionin nga mjeku kujdestar që ka qenë në vendin e ngjarjes se viktima ishte pa shenja jete”, ka thënë Shaban Osmanollaj, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.  

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?