Kosovë/ 5 të vdekur, 118 pozitivë nga COVID-19 në 24 orët e fundit

19 Korrik 2020, 17:01| Përditesimi: 19 Korrik 2020, 17:02

  • Share

Ditën e sotme në Kosovë janë shënuar 5 humbje jete dhe 118 raste të reja nga COVID-19. Nga 489 testet të bëra në 24 orët e fundit  kanë rezultuar pozitiv 118 raste, ndërsa të infektuarit  janë 5 mijë e 735 persona. Numri gjithsej i viktimave në Kosovë nga COVID-19 janë 135 humbje jete.

Gjithashtu janë shëruar 157 pacientë, ndërsa numri i të shëruarve gjithsej nga fillimi i pandemisë janë 2 mijë e 968 persona.

Rastet pozitive janë nga:komuna Prishtinë 48 raste, komuna Ferizaj 11 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Viti 3 raste, me nga 2 raste komunat: Kaçanik, Skenderaj dhe Vushtrri dhe me nga 1 rast komunat: Han i Elezit, Kamenicë, Klinë, Kllokot, Lipjan, Obiliq dhe Suharekë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?