Kosovë, 8 policë në pranga, akuzohen për abuzime me detyrën dhe trafikim lëndësh narkotike 

5 Mars 2021, 14:10| Përditesimi: 5 Mars 2021, 14:13

  • Share

Tetë zyrtarë të policisë së Kosovë, janë arrestuar sot në Prishtinë. Aksioni është zhvilluar, pas urdhrit të lëshuar nga Departamenti i Hetimeve në Inspektoratin Policor të Kosovës, i cili prej kohësh i kishte nën vëzhgim të dyshuarit.

Hetimi dhe përgjimet e realizuara ndaj 8 zyrtarëve të policisë, i ngarkojnë me akuza që kanë të bëjnë me keqpërdorimin të detyrës, dhunë të pajustifikuar dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas deklaratës së Inspektoratit Policor të Kosovës, gjatë kontrolleve në banesa janë sekuestruar edhe prova materiale.

Mësohet se hetimet janë duke vazhduar akoma dhe mbi zyrtarë të tjerë të policisë që janë të përfshirë në këto akuza. Aksioni vjen vetëm disa ditë pas arrestimit të 12 funksionarëve të Ministrisë së Bujqësisë në Prishtinë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?