Kosova & Rajoni

Kosovë/ Asnjë viktimë nga koronavirusi në 24 orë, regjistrohen 18 raste të reja

21 Tetor 2021, 15:42| Përditesimi: 21 Tetor 2021, 15:45

  • Share

KOSOVË- Sërish nuk është shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi në Kosovë. Ndërkohë, si rezultat i 2.198 testimeve janë regjistruar 18 raste pozitive me COVID-19.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 510 raste aktive, ndërkohë që në 24 orë janë shëruar 23 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 157.106.                      

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë dhënë 5.560 doza të vaksinës kundër COVID-19. Nga fillimi i procesit të vaksinimit në Kosovë janë vaksinuar 1.519.933 qytetarë, ku 686.238 prej tyre i kanë marrë të dyja dozat.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?