Kosovë, Hashim Thaçi nga burgu i Dubravës: Albin Kurti ka uzurpuar kryeministrinë, po sillet si njëri i paligjshëm

25 Maj 2020, 14:14| Përditesimi: 25 Maj 2020, 14:19

  • Share

Presidenti i Kosovës Hashi Thaçi ka deklaruar sot gjatë një vizite në burgun e Dubravës se Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka uzurpuar zyrën e kryeministrit dhe po sillet si njeri i jashtëligjshëm.

Thaçi tha se të gjithë aktorët politik në vend duhet të fokusohen në respektimin e plotë të Kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.

“Për fat të keq - tha presidenti - kemi një njeri që ka uzurpuar zyrën e kryeministrit edhe pas dy shkeljeve të rënda kushtetuese po paraqitet dhe po sillet si njëri i paligjshëm në skenën politike”

Thaçi tha gjithashtu se askujt nuk duhet t’i shkojë ndërmend të ushtrojë presion mbi Gjykatën Kushtetuese e cila në fund të muajit pritet të shprehet mbi vendimin e presidentit të Kosovës për të nominuar për formimin e qeverisë së re të Kosovës, Avdullah Hotin e LDK

“Ne do të presim vendimin e Gjykatës dhe pastaj do japim opinionet tona dhe qëndrimet”, theksoi Hashim Thaçi.

“Unë si president do të vazhdoj të respektoj gjithë mandatin tim që del nga Kushtetuta. Ne duhet të mësohemi që të respektojmë institucionet e pavarura që dalin përtej kornizave të interesit ditor politik apo egos personale të çdo kujt”.

Komento

Komente

  • Arbëri: 25/05/2020 19:53

    Ky është kriminel i pa moral, ka ikur në burgun e dubravës për ta zgjedhur një qeli për vete!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?