Kosova & Rajoni

Kosovë humb jetën doganieri 53-vjeçar si shkak i COVID-19

24 Prill 2020, 16:57| Përditesimi: 24 Prill 2020, 16:59

  • Share

Dogana e Kosovës ka hapur homazhet për oficerin doganor dhe njëheri zyrtarin e parë shtetëror Kujtim Qafleshi që ndërrojë jetë si pasojë e Covid 19. Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm  Ibrahim Xhaka hapi librin e homazheve.

"Humbja e Kujtimit në moshën 53 vjeçare na lë të mërzitur shumë, por njëkohësisht duhet të na motivojë që të arrijmë lartësitë e tij profesionale, të kemi përkushtimin e tij dhe njëheri të ndërtojmë një doganë profesionale për të cilën Kujtimi punoj aq shumë" theksoi  Xhaka.

“Gjithashtu  të gjitha takimet e Doganë filluam me një minutë heshtje në nderim të drejtuesit te pikës kalimit kufitar të Vërmicës,Kosove. Dy javë më parë, Kujtimi u testua pozitivisht me COVID 19 dhe Qafleshi nuk arriti ti mbijetoj infeksionit, “ përfundoi mesazhin e tij Drejtori i Përgjithshëm i Doganave në Kosovë Ibrahim Xhaka.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?