Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Kosovë/ Përmirësohet situata nga koronavirusi, asnjë viktimë dhe një i infektuar në 24 orë

18 Tetor 2021, 16:09| Përditesimi: 18 Tetor 2021, 16:24

  • Share

KOSOVË- Situata epidemiologjike në Kosovë është përmirësuar ndjeshëm kohët e fundit, ku për të katërtën ditë radhazi nuk është shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi. Si rezultat i 1.419 testime, në 24 orët e fundit vetëm një qytetar ka rezultuar i infektuar me COVID-19.

Ministria e shëndetësisë bën me dije se në të gjithë vendin janë 632 raste aktive, ku Prishtina mbetet vatra e infeksionit, me numrin më të lartë të infektimeve.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 42 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 156.936.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?