Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Kosovë, regjistrohen 17 raste të reja dhe një viktimë nga koronavirusi në 24 orë

19 Tetor 2021, 16:15| Përditesimi: 19 Tetor 2021, 16:18

  • Share

KOSOVË- Në 24 orët e fundit, infektimet nga koronavirusi në Kosovë kanë regjistruar një rritje të ndjeshme krahasuar me një ditë më parë. Si rezultat i 2.355 testimeve, 17 qytetarë kanë rezultuar me COVID, ndërsa një ditë më parë vetëm një person ishte infektuar nga virusi.

Ndërkohë, 1 qytetar nuk mundi ta fitonte betejën me koronavirusin, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2.974 që nga fillimi i pandemisë në vend.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në të gjithë vendin janë 562 raste aktive. Sakaq, gjatë 24 orëve janë shëruar 86 qytetarë, ndërsa në total numri i të shëruarve është 157.022

Prej fillimit të procesit të vaksinimit në Kosovë, 1.507.657 qytetarë kanë marrë vaksinën anti-COVID, ku prej tyre 675.582 janë vaksinuar me të dyja dozat. Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë dhënë 10.185 doza të vaksinës.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?