Foto ilustruese nga një treg ushqimor

Rreth 3 mijë biznese u mbyllën në Kosovë gjatë dy viteve pandemi! Ekspertët: Qeveria të marrë masa

3 Janar 2022, 15:27| Përditesimi: 3 Janar 2022, 15:36

  • Share

Rreth 3 mijë biznese janë mbyllur në Kosovë gjatë 2 viteve pandemi duke i shkaktuar vendit një dëm të madh ekonomik. Ekspertët e ekonomisë shprehen se ka edhe faktorë të tjerë përveç pandemisë që kanë ndikuar në shuarjen e bizneseve.

Sipas tyre është edhe mungesa e ofertës më të favorshme për të bërë biznes. Pjesa më e madhe e tyre i përket sektorit të tregtisë me shumicë dhe pakicë, pasuar nga hoteleria dhe akomodimi si dhe industria përpunuese.

Në listën e bizneseve të falimentuara në Kosovë figurojnë dhe biznese në fushën e ndërtimit. Ekspertët shpresojnë që qeveria të marrë masa dhe të miratojë një paketë mbështetëse për bizneset si rrjedhojë e krizës me pandeminë dhe atë energjetike.

Komento

Komente

  • Nela: 04/01/2022 00:49

    Sa mire i numerojme ne te Tiranes sa biznese mbyllen ne Kosove. Se te ne vetem hapen (????)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?