Në Kosovë po mbahet seanca solemne e Kuvendit të Kosovës me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Seanca nisi me himnin shtetëror, teksa të pranishëm janë mysafirë të shumtë e ambasadorë të shteteve mike. Presidentja Vjosa Osmani në adresimin e saj para deputetëve në përvjetorin e 16-të të shtetësisë ka theksuar se 17 shkurti është e arritura jonë më e madhe historike.
“...është reflektim i idealit tonë, i gjyshërve e stërgjyshërve tanë, i brezave të tërë ndër shekuj për të ndërtuar shtetin e lirë e të pavarur, në të cilin liritë e të drejtat njerëzore, paqja e harmonia janë thelbësore për suksesin tonë. Republika jonë po konsolidohet çdo ditë, duke i nderuar qytetarët e vet dhe emrin e vet në botë”, ka theksuar Osmani.
Më tej theksoi se për qytetarët e Kosovës të kesh shtet ka qenë gjithmonë sakrificë e ideal.
“Ky ideal i rrëmbeu zemrat, e shumë herë edhe jetët e brezave të tërë, të etërve tanë, të nënave, motrave e vëllezërve, gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë, të cilët dhanë shumë për këtë tokë dhe e mbajtën ndezur flakadanin e lirisë deri te brezi ynë. E ne do ta shpjermë tutje sepse liria nënkupton për ne vetë karakterin e ekzistencës njerëzore”, ka nënvizuar Osmani.
Lajmi kryesor:
Kosova 16 vite e pavarur! Kuvendi seancë solemne, Kurti:S'negociojmë lirinë! Serbia refuzon firmosjen e planit franko-gjerman! Osmani: Konsolidohemi çdo ditë
S.G//ReportTv.al