I nxehti në Prishtinë

Kosovë/ Temperaturat e larta, urdhërohet kufizimi i orarit të punës gjatë valës së nxehtësisë

12 Korrik, 18:08| Përditesimi: 12 Korrik, 18:12

  • Share

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka urdhëruar kufizim të orarit të punës në vend për kategori të caktuara, nga 13 deri më 20 korrik, për shkak të temperaturave të larta me të cilat po përballet vendi.

Sipas një vendimi të publikuar nga Ministria të premten në Facebook, gratë shtatzëna duhet të lirohen nga puna gjatë shtatë ditëve të ardhshme, ose duhet t’u mundësohet të punojnë nga shtëpitë e tyre.

Temperaturat të premten arritën deri në 36 grandë në Kosovë dhe pritet që kjo valë e nxehtësisë të vazhdojë së paku edhe një javë.

Punëtorët me sëmundje kronike duhet të punojnë me orar të shkurtuar, deri në katër orë në ditë, tha ajo.

Vendimi ndalon punën në ndërtimtari në ambiente të hapura nga ora 11:00 deri në orën 17:00, në të gjithë territorin e vendit.

Ministria tha se, varësisht se si do të jenë temperaturave gjatë këtij muaji dhe muajit gusht, ajo mund të ndërmarrë masa të tjera.

“Ky vendim është marrë duke pasur parasysh praktikat më të mira për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve gjatë periudhave me temperatura të larta”, tha Ministria.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) i udhëzoi qytetarët këtë javë që të mbrohen nga vala e nxehtësisë.

"Vala e të nxehtit që po dominon këtyre ditëve mund të ndikojnë negativisht në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve dhe sidomos të grupeve të cenueshme", tha IKSHPK./ REL

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?