Sport

Kosovës nuk i mjafton supergoli i Halimit, Spanja fiton sfidën e incidenteve ndaj 'dardanëve'! Maqedonia e Veriut turpëron Gjermaninë në Duisburg

1 Prill 2021, 11:55| Përditesimi: 1 Prill 2021, 15:59

  • Share

Spanja ka rezultuar një ‘kockë shumë e fortë’ për Kosovën, e cila në Sevilja është mposhtur 3-1 nga ‘La Roha’. ‘Dardanët’ pjesën e parë e mbyllën në disavantazh të dyfishtë, pasi vendasit realizuan me Olmo-n dhe Torres. Në fraksionin e dytë të lojës ‘dardanët’ ngushtuan diferencat me një supergol të Halimit, i cili përfitoi nga dalja e gabuar e portierit Simon, por gjithsesi kjo ishte pak për të dalë me pikë nga kjo ndeshje.

Me tej Spanja vulosi gjithçka me Moreno-n në minutën e 75. Vlen për t’u theksuar se kjo ndeshje pati edhe disa incidente për shkak se Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Në fillim organizatorët kërkuan që të hiqej flamuri i ‘dardanëve’, por me ndërhyrjen e UEFA gjithçka u zgjidh. Gjithsesi kështu nuk ndodhi me stacionin publik të Spanjës që emrin e Kosovës në tabelë e shkruajti me shkronja të vogla, ndërsa gjatë komentit nuk e përmendi kurrë emrin Kosovë.

Përsa u përket ndeshjeve të tjera surpriza e madhe ka ardhur nga Duisburgu, aty ku Maqedonia e Veriut ka mposhtur 1-2 Gjermaninë. Pandev dhe Elmas bënë të pavlefshëm golin e Gundogan me penallti. Pas tre ndeshjeve në grup Maqedonia renditet në vendin e dytë me 6 pikë, ndërsa udhëheq Armenia me nëntë.

Ndërkohë Italia e Roberto Mancinit ka vijuar me rezultatet pozitive pasi ka marrë fitoren e tretë radhazi në tre ndeshjet e kualifikueseve të Botërorit. ‘Axurrët’ kanë mposhtur 0-2 Lituaninë, duke e çuar në 25 numrin e ndeshjeve pa humbje. Golat në këtë takim u realizuan nga Sensi dhe Immobile.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?