Kosova & Rajoni

Kosovë/ KFOR nderon ushtarët e rënë gjatë Luftës së Parë Botërore

1 Nëntor 2021, 21:54| Përditesimi: 1 Nëntor 2021, 21:58

  • Share

KOSOVË- Ushtarët austriakë, hungarezë dhe polakë kanë përkujtuar së bashku 208 heronjtë e rënë gjatë Luftës së Parë Botërore, të cilët prehen në varrezat ushtarake të Pejës. Ceremonia u drejtua nga komandanti i KFOR-it, gjeneral major Ferenc Kajari.

“Ne jemi sot këtu dhe kujtojmë se sakrifica e tyre nuk ishte e pakuptimtë. Ne nuk i njohim të gjithë, por ua kemi borxh të gjithëve,” tha Kajari.

Në fund të ceremonisë, komandanti i KFOR-it, zëvendësi i tij dhe personalitete të tri vendeve pjesëmarrëse, vendosën kurora lulesh në memorialin e luftës.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    DASH rithekson se SPAK është kyçi i luftës ndaj korrupsionit, jeni dakord?