KPA urdhëron KPK-në që të kryejë vetingun e ish-gjyqtarit të Pogradecit Besnik Maho

13 Maj, 19:26| Përditesimi: 13 Maj, 19:31

  • Share

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA ka urdhëruar Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK të përfundojë procesin e vettingut ndaj ish-gjyqtarit të Pogradecit, Besnik Maho.

Më 15 nëntor 2023 KPK vendosi përfundimin pa vendim përfundimtar të çështjes në lidhje me kërkesën e ish-gjyqtarit Besnik Maho për t'iu nënshtruar vetingut. Sipas KPK, Maho nuk i kishte kryer tre vjet punë si gjyqtar, që u konsiderua si afat i nevojshëm për t'u bërë pjesë e procesit të rivlerësimit.

Kjo vendimarrje u ankimua nga komisioneri Florian Ballhysa i cili vërejti në ankim se Maho ka shprehur vullnetin për t'iu nënshtruar vetingut si ish-gjyqtar dhe se ka dorëzuar kërkesat për tre kriteret. Edhe Maho paraqiti ankim në Kolegj duke kërkuar të njëjtën gjë, prishjen e vendimit të Komisionit dhe kryerjen e vetingut të tij.

 

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Profesori: 22/05/2024 08:09

    Ky ka aq shumë prona sa nuk i rruhet për Veting. E shoqja nhaqe nuk justifikonte dhe kalpnte dot vetingun dha dorëheqjen, ky qe në hapje është i shkarkuar por me këtë Rast i hetohet dhe pasuria

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?