KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Korçës Seladin Pysqyli

25 Korrik, 14:34| Përditesimi: 25 Korrik, 15:09

  • Share

Gjyqtari pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë Seladin Pysqyli, është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Ky vendim erdhi pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, që u zhvillua më 23 korrik të këtij viti.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga Alma Faskaj, Xhensila Pine relatore, Pamela Qirko anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

 

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?