Politikë

KPL 'fut në sherr' Alibeajn me Bushkën! Deputeti i PD: Jeni treguar indiferent për vettingun! Kryetarja e 'Ligjeve': Po intimidoni institucionin e pavarur

11 Nëntor 2021, 12:02| Përditesimi: 11 Nëntor 2021, 15:16

  • Share

Në Komisionin e Ligjeve në Kuvend, teksa po diskutohet buxheti i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, çështja e përfundimit të mandatit të KPK-së në qershor 2022 dhe kalimi në duart e KLP dhe KLGJ ka shkaktuar debate të ashpra. Deputetët e opozitës i kanë kërkuar llogari KLP-së pse nuk ka parashikuar këtë ndryshim. Në debat ka ndërhyrë kryetarja e Komisioni të Ligjeve, Klotilda Bushka, që ka akuzuar deputetin Enkelejd Alibeaj për intimidim të institucioneve të pavarura.

Alibeaj: Ju skeni bërë kërkesë për buxhet shtesë pasi më 17 qershor i bie të merrni procesin e vettingut të prokurorëve sepse sipas Kushtetutës i mbaron mandati KPK.

Përfaqësuesi i KLP: Unë thashë që në faqen zyrtare të Kuvendit është publikuar një nismë ligjore për ndryshimin e Kushtetutës dhe ne presim vendimin e Parlamentit pa asnjë lloj paragjykimi.

Bushka: Buxhetohet funksioni dhe jo institucioni.

Përfaqësuesi i KLP: Për vetingun ka buxhet të planifikuar dhe paratë pastaj do ndahen mes KLGJ-së dhe KLP. Ekzekutivi do të bëjë rialokimin e fondeve. Ne jemi në gjendje që për 8 muaj të llogarisim nevojat buxhetore dhe t'i kërkojmë.

Alibeaj: Ti po thua, mirë me vjehrrën dhe mirë me nusen. Homologu juaj KLGJ ka bërë kërkesë si ccdo institucion tjetër. Ata kanë parë që në vitin 2022 ju ndodh një ngjarje, kanë marrë masat. I kanë çuar kërkesë qeverisë. KLP, institucioni simetrik në funskione, nuk jeni simetrik edhe në reagim. Ju thoni po desh Qeveria edhe na jep para, ne s'kemi bërë kërkesë. Një institucion i pavarur si KLP është treguar minimalisht indiferent.

Bushka: Ju tërheq vëmendjen, mos i intimidoni institucionet e pavarura.

Alibeaj: Nuk është intimidim, nëse e ndjeni të tillë intimidohuni, pak rëndësi ka! Ju e keni marrë me mendjelehtësi këtë punë. Një ngjarje që është më e rëndësishmja për sistemin e drejtësisë në këtë vit.

Bushka: Do ta mbyllim këtë dëgjesë. Gjithçka bëhet këtu për politikë. Po të jeni të shqetësuar ju vërtetë duhet të flisnit këtu për studentët që pse nuk po dalin për të mbyllur vakancat.

Alibeaj: Nëse ju doni ta mbushni shkollën me militantë të fondacionit "Qemal Stafa".

Bushka: Në vitin 2019 nuk e miratuat nismën dhe ja ku jemi sot. 5 minuta pushim.

Alibeaj: Në vitin 2019 nuk kam qenë në Parlament znj. kryetare, kam qenë në shtëpi.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?